Shkon në 30 numri i të vrarëve në sulmin vetëvrasës në Turqi

Të paktën 30 të vdekur dhe 94 të plagosur është bilanci tragjik i një sulmi me bombë në një dasëm në qytetin jugor të Gaziantep të Turqisë.
Ceremonia e dasmën zhvillohej në një park, ku ishin të pranishëm qindra të ftuar.
Qyteti ku ka ndodhur ngjarja është 64km larg kufirit sirian. Ky sulm me bombë ndodhi në një pjesë të qytetit ku jetojnë shumë studentë. Shpërthim është dëgjuar në të gjithë qytetin.

Zëvendëskryeministri Mehmet Simsek e quajti sulmin “barbar”, por tha: “Me vullnetin e Zotit, ne do e tejkalojmë këtë ngjarje’’.
Nuk dihen ende autorët e këtij sulmi pasi dyshohet për Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit por edhe për militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik.
Turqia prej kohësh është në qendër të sulemeve të tilla, ku më i fundit është regjistruar 3 ditë më parë në Van dhe qytezën e Elazigut në stacione policore ku për pasojë mbetën të vdekur 6 persona dhe u plagosën 180 të tjerë.

Artikulli paraprak12 Veprat që e shkatërrojnë njeriun
Artikulli vijuesSulm i armatosur SHBA,5 të vrarë