Shkon në 7 numri i viktimave nga ortekët e borës në Zvicër

Pesë skiatorë kanë mbetur të vdekur nga një ortek në jugperëndim të Zvicrës bën të ditur policia lokale.

 

Siç transmeton AP, fatkeqësia ka ndodhur në kantonin Graubünden kur orteku ka rënë mbi grupin prej nëntë skiatorëve.

 

Me këtë rast, tre prej tyre kanë mbetur të vdekur ndërsa dy të tjerë kanë ndërruar jetë më vonë nga plagët e marra.

 

Më vonë, edhe dy skiatorë në Mürren dhe në Adelboden të kantonit të Bernës kanë humbur jetën nga një ortek që i ka goditur deri sa po qëndronin jashtë pistës së skijimit.

Artikulli paraprakStudimi: Shikimi i matrialeve pornografike i dëmshëm 
Artikulli vijuesSulm ndaj një xhamie në Austri