Shkrihen akullnajat, rritet niveli i deteve

Po bien kambanat e rrezikut për depon e akullit të botës, Antarktidën.

Një grup shkencëtarësh realizuan një studim sipas rezultateve të të cilit shihet se janë shkrirë më shumë akuj se ç’ishte parashikuar.

Në brigjet perëndimore të kontinentit të Antarktidës, çdo vit po shkrihen deri në 7 metra akuj të trashë, dhe kjo do të thotë që niveli i detit do të ngrihet dhe këtë mund ta dallojmë edhe me sy të lirë.

Shkencëtarët, transmeton njoftimin Starti, mendojnë se ngrohja globale është shkaktare e një faktori të tillë. Krahas kësaj edhe ndryshimet atmosferike, vrima e ozonit, gazrat e lëshuar në atmosfere etj, ndikojnë në shkrirjen e akujve. Shkencëtari i akullnajave, Hamish Pritchard, pohon se nën dritën e të dhënave të marra nga sateliti vëzhgues i “NASA”-s shkrirja e shpejtë e akujve lidhet me ngrohjen globale./koha/kohaislame

Artikulli paraprakNë Amerikë lënda e Kur’anit ligjerohet nga një prift amerikan
Artikulli vijuesPas Merkelit, edhe Barroso bojkoton Ukrainën