Njësia elitë e gardës presidenciale do të shpërbëhet pasi të paktën 300 anëtarë të saj janë arrestuar pas dështimit të tentativës së grushtit të shtetit
Kryeministri Binali Yildirim tha në një kanal televiziv se “nuk ka nevojë” për këtë regjiment
Nuk do të ketë më një njësi rojesh presidenciale. Nuk na duhen më” ka thënë kryeministri turk Yildirim për televizionin “A Haber”.
Dje u mësua se Turqia kishte arrestuar nipin e klerikut Fethullah Gylen për të cilën Turqia thotë se është pas grushtit të shtetit, por kjo mohohet nga ana e tij. /tesheshi.com/