Shkup, protesta masovizohet në mbi 10 000 qytetarë

(E plotësuar) Protesta ka përfunduar në mënyrë paqësore me përjashtim të një incidenti të vogël ku u thyen xhamat e objektit të Komunës së Çairit, në përfundim e sipër të protestës. Protesta ka lënë gjurmë të thella për shkak të masovizimit të saj dhe për sjelljen korrekte dhe të kontrolluar që prandaloj eskalimin e situatës dhe daljen e saj jashtë kontrollit. 

Shkup. Protesta në mbështetje të popullit për të dënuar operacionin policor, protestuesit u nisën nga Xhamisë së Jahja  Pashës,- Çairçanja duke u mbledhur rreth 1.500 njerëz fillimisht dhe ata u nisën drejtë gjykatës themelore Shkupi 1 ku qëndruan në mënyrë të qetë për pak minuta dhe më pas u drejtuan para Qeverisë. Brohoritnin  “Shqiptarët janë vetëm mysliman dhe jo terrorist” dhe “Nuk do të lejojmë të kalojnë procese të montuara”, “Vrasës” dhe drejtuan ofendime ndaj liderëve shqiptarë Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, ofenduan edhe kryeministrin Gruevski dhe ministren e Brendshme, Jankullovska.  “Le të del drejtësia dhe le të kërkojë fajtorët dhe jo të marrin në qafë motrat tona, nënat dhe vëllezërit tanë”, tha një protestues. 

Numri më i madh i protestuesve ishte jashtë ndërtesës së qeverisë. Pat ka frikë që situata mund të dalë jashtë kontrollit, raportuan në faqen e internetit të lajmeve maqedonase  Plus Info .
Sipas tyre, protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të policisë. Sipas policisë pat rreth 10,000 protestues. Demonstruesit kanë brohoritur “Allahu është i madh.”

Artikulli paraprakSamsung Galaxy S III kushton 677.5 euro?
Artikulli vijuesHelmohen 6 oficerë të ROSU-së, shkarkohen kuzhinierët