Shkupi edhe me një hafiz të ri të Kur’anit

Më 08.08. 2016, në prezencë të komisionit të hifzit i përbërë nga: hfz.Shafi ef. Osmani, hfz. Sheval ef. Azizi dhe hfz. Sadudin ef. Sulejmani, hafizi i ri, Burak Xhemaili, përfundoi hifzin me notë të shkëlqyer (5).
Përveç miqve dhe mysafirëve në këtë orë provimi të nxënies përmendësh të Kuranit prezent ishin edhe shum hoxhallarë dhe hafëzllarë. Natyrisht, si nëpër të gjitha duatë e hifzit që mbahen anekënd vendit, edhe në çastin e promovimit të hafizit të ri, Burak Xhemaili, ishte prezent edhe Kryetari i BFI-së, Reisul Ulema h. Sulejamn ef. Rexhepi i shoqëruar nga Myftiu i Shkupit prof. Rexhep ef. Jusufi, Myftiu i Tetovës prof. dr. Qani ef. Nesimi. Myftiu i Gostivarit Shaqir ef. Fetahu dhe Myftiu i Shtipi h. Isa ef. Ismaili.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Myftiu i Shkupit prof. Rexhep ef. Jusufi uroi hafizin për hifzin duke i dëshiruar sukses në jetën e tij të mëtutjeshme. “Është mburrje për ne që një nxënës që nuk ka frekuentuare medresenë tonë të kryej hifzin e Kur’anit. Dhashtë i Madhi Zot që Kur’ani për këtë hafiz të jet udhërrëfim”, ka thënë veç të të tjerash efendi Jusufi..
Ndërsa fjalë rasti në emër të Reisul Ulemasë së BFI-së h. Sulejman ef. Rexhepi pati Myftiu i Myftinisë së Gostivarit hfz.Shaqir ef. Fetahu i cili ndër të tjera theksoi se Bashkësia Islame me Muftinitë e vendit është një Institut i Hifzit që u konkuron edhe shteteve më të mëdha muslimane. “Muhammedi a.s. thoshte: “Njerëzit më të dashur të umetit tim janë bartësit e Kur’anit.” I nderuar hafiz, ju keni një nder dhe kënaqësi për faktin që jeni një urë lidhëse me hafizin e parë të Kur’anit, Muhammedin a.s. Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Resiul Ulemas së BFI-së, familjes Xhemaili t’ia urojë këtë hafiz i cili në familjen tuaj është i treti me radhë. Dhasht Zoti që të shtohen hafizat në vend, se kjo është një krenari dhe mburrje për ne si Institucion”, ka thënë hfz. Shaqir Fetahur.

Çertifikatën e hifzit, xhuben dhe shallin hafizit të ri ia dorëzoi ekselenca e tij Reisul Ulema i BFI-së h. Sulejman ef. Rexhepi, duke e uruar hafizin dhe duke i dëshiruar çdo të mirë në jetë.
Duan e hifzit e bëri Muftiu i Tetovës prof. dr. Qani ef. Nesimi. Meritat për këtë hafiz janë edhe për muhafizin e nderuar hfz. Isa ef. Bekteshi.

burak burak1burak2

Artikulli paraprak“Ti e shpëtove veten tënde në kohë!”
Artikulli vijuesUnioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër shpall javën e Solidaritetit me Shkupin