Mediat serbe: Serbia do ta pranojë Kosovën pa fusnotë

Qeveria në Serbi po shqyrton modelin, i cili do t’i mundësonte asaj pjesëmarrjen në forumet rajonale, në të cilat Kosova përfaqësohet pa fusnotë, raportojnë mediat serbe.

Duke u thirrur në burime të afërta brenda qeverisë, gazeta serbe ”Blic” shkruan se për modelin e tillë janë ngarkuar nënpresidentja e qeverisë për integrime evropiane, Suzana Grubjeshiq, dhe shefi i Zyrës për integrime, Millan Pajeviq.

Sipas kësaj gazete konstatimi i të gjithëve në qeveri është se me braktisjen e forumeve, ka humbur vetëm Serbia, sepse zëri i palës tjetër është dëgjuar, transmeton REL.

”Përveç kësaj, janë shpenzuar shuma të mëdha parash për udhëtime dhe njerëzit tanë janë përballur me situata të pakëndshme, pasi është dashur të largohen në mënyrë demonstruese. Andaj, propozimi do të jetë i tillë që pjesëmarrja jonë të mos nënkutpjë pranimin e Kosovës”, citon ”Blic” burimin nga ekzekutivi serb.

Në kuadër të dialogut për çështje teknike, Prishtina dhe Beogradi, në muajin shkurt, kanë arritur marrëveshje për përfaqësimin rajonal të Kosovës me fusnotë.

Kjo e fundit përfshin Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe opinionin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Përfaqësuesit e Serbisë kanë braktisur disa forume dhe takime rajonale për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës..albtime/kohaislame

Artikulli paraprakKrasniqi porosit Grabovcin: Në PDK kam më shumë hise
Artikulli vijuesRusi, copa të mëdha akulli ranë nga qielli