Shokët në plazh me femra, Mavraj në Mekë me besimtarët

Shumë nga futbollistët shqipëtarë i kanë shfrytëzuar ditët e pushimeve në kampionate ose për të shkuar me të dashurat në vende të largëta me det dhe diell, si Hysaj në Dubai, si Armando Sadiku ne ishujt Phi Phi në Tailandë, Odise Roshi në Republikën Domenikane apo si Lorik Cana dhe Granit Xhaka që kanë udhëtuar deri në Prishtinë. Por ndryshe ka vepruar Mërgim Mavraj. As det dhe as femra. Ai së bashku me disa musliman të mirë është nisur drejt Mekës dhe Medines, qytete të shenjta për muslimanët prej ku ka postuar edhe shumë foto.
“Rastësia është mret i botës”, kështu shkruan mbrojtësi i Kombëtares sonë Mërgim Mavraj.

Mbrojtësi që luan në Gjermani gjatë kësaj vizite është shoqëruar me imamin e njohur të një xhamie në Tiranë, Ahmed Kalanë. Ai nuk ka ngurruar që të ndajë disa prej fotove me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook.

Ai ndihet falënderues për të mirat e Zotit ndaj tij. Mërgim Mavraj njihet për devotshmërinë dhe po ashtu është një futbollist shembullor. Ai është shpeshherë shënjestër e mediave islamofobe për shkak të Islamit dhe xhelozisë për shkak të suksesit të tij./KohaIslame1 2 3 4 6

Artikulli paraprakTurqi, sulmet kibernetike shkaktojnë kaos në banka
Artikulli vijuesParashikimi deri në vitin 2050: Ateizmi do të pësojë rënie, ndërsa Islami rritje