Në Institutin e Arteve në Çikago promovohet arti islam

Arti nga e gjithë Bota Islame po paraqitet në galeritë e sapo transformuar në Institutin e Arteve të Çikagos.

Piktura, kaligrafi, tekstile dhe qilima janë në mesin e veprave artistike të ekspozuara.

Të gjitha veprat artistike të paraqitura janë 100 copë gjithsej. Ato janë që nga pllakat e vogla dhe enë kuzhine deri tek objektet e mëdha arkitektonike, siç janë një palë dyer të mëdha prej druri nga shekulli XIV-të nga Maroku.

Vepra të reja kaligrafike të ekspozuara për herë të parë janë dy faqe të Kur’anit nga shekulli XII-të apo XIII-të shkruar në letër me ngjyrë rozë.

Një tjetër paraqitje shfaqë artin e krijua në Iran në mes të shekullit XIII-të dhe XIV-të.

Përgjegjësi i ekspozitës, Daniel Walker, thotë se koleksioni përfshin Botën Islamike, nga Spanja dhe Maroku në Azinë Qendrore deri në Indonezi.

Artikulli paraprakDr. El-Audeh: Ndalohet të flasësh për Sheriatin pa pasur njohuri
Artikulli vijuesKristiane Backer e përqafoi Islamin