Shoqata “NUN” nga Maqedonia, ka marrë aktivitet që gati mbi 3 muaj, që për çdo ditë ndihmon refugjatët të cilët kalojnë në Maqedoni si vend transit. Organizatorët dhe aktivistët edhe përkundër vështirësive ata për çdo ditë kanë shpërndarë mbi 500 sendviça dhe ujë, për tu ardhur në ndihmë këtyre refugjatëve.
Ata në një prononcim për KohaIslame, thonë se këtë punë e bëjnë vetëm për hir të Allahut. Ndihma që po ua bënë kjo shoqatë, po ashtu edhe po ndikon në PR e Maqedonisë, duke e përmendur për të mirë Maqedoninë, ndryshe nga ajo çfarë treguan mediet për policinë maqedone e cila sulmoi refugjatët dhe përdori dhunë kundër tyre.
“NUN”-i ishte edhe pjesë e një raporti medial të përgatitur nga CNN për gjendjen e refugjatëve që janë në Gjevgjeli, ku në video shihen aktivistët e NUN-it duke shpërndarë ndihma për këta refugjatë./KohaIslame