Historianët e Deçanit u kërkojnë gjykatësve heqjen e nënshkrimeve për Manastirin

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, përmes një kumtese për medie njofton se është duke e përcjellë me interes të shtuar procesin për kundërshtimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës të datës 20 maj 2016, për faljen e pronave të Ndërmarrjeve publike “Apiko” dhe “Iliria” për Manastirin e Deçanit.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan i bën thirrje publike tri gjykatësve shqiptarë të Gjykatës Kushtetuese Arta Rama-Hajrizi, Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, Gresa Caka-Nimani si dhe gjykatësit Altay Suroy, që të tërheqin nënshkrimet nga Aktgjykimi Nr.943/16, i cili është vendim anti-kushtetues dhe i bazuar në vendimet e kohës se masave të dhunshme.

“Ne vlerësojmë se vendimi i kushtetueses është marrë në presion të faktorit ndërkombëtarë dhe atij vendorë, andaj me tërheqjen e nënshkrimeve të gjykatësve Arta Rama-Hajrizi, Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, Gresa Caka-Nimani si dhe gjykatësit Altay Suroy, është një dëshmi se ata janë kundër legjitimit të vendimeve të kohës se Milliosheviqit”, përfundon kumtesa.

Artikulli paraprakSot myslimanët filluan agjërimin e Ramazanit
Artikulli vijuesRikujtim, disa prej këngëtarëve që kënduan ilahi (Video)