Testi i maturës, të cilit janë duke iu nënshtruar rreth 30 mijë maturantë, është shpërndarë përsëri në rrjete të ndryshme sociale.
Nxënësit kanë bërë fotografi të përgjigjeve të cilat ata kanë rrumbullakuar dhe i kanë postuar nëpër disa faqe në Facebook.
Disa prej nxënësve kanë kërkuar që të shërbehen me përgjigje të nj grupi të caktuar, dhe përgjigja në këtë grup nga ndonjë student tjetër nuk ka munguar.