![auto_25591764_1787329534905318_1095169338432830073_n1531950639](https://kumti.com/wp-content/uploads/2019/01/auto_25591764_1787329534905318_1095169338432830073_n1531950639-696x696.jpg)
Pas raportimeve të mediave që u thirrën në burime brenda Kuvendit se afati i fundit kur do të hiqet taksa është dita e hënë, më 4 shkurt.
Gazeta Express ka biseduar me shefin e stafit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi i cili tha se s’ka qenë prezent në ndonjë takim që kjo datë të jetë përmendur për çkado qoftë, duke ironizuar “pse të hiqet taksa të hënën a ka me na njoftë Serbia”
AAK-ja po i qëndron njëzëri vendimit të liderit të tyre Ramush Haradinaj se taksa nuk duhet të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën e pavarur. Avni Arifi e hodhi poshtë mundësinë e heqjes së taksës ndaj mallrave serbe, tha se nuk duhet të hiqet deri në momentin kur Serbia e njeh Kosovën.
“Kurrë s’kam qenë prezent në ndonjë takim që kjo datë të jetë përmendur për çkado qoftë”, tha Arifi për Gazetën Express.
Ndryshe, dramë e madhe po zhvillohet në skenën tonë politike lidhur me taksën. SHAB po bën presion për heqjen e taksës, për këtë ambasadori amerikan Philip Kosnett ka zhvilluar takim dy herë brenda ditës së sotme me liderët e shtetit. Pas takimit të parë presidenti Thaçi ka thënë se nuk duhet të rrezikohen raportet me SHBA-të për qëndrimet individuale të individëve të caktuar./Gazeta Express