Shpërthim brenda një furgoni në Turqi, lëndohen shtatë persona

Shpërthimi që ndodhi në një furgon në të cilin ndodheshin nxënës, ka plagosur shtatë persona në Stamboll.
Mediat turke raportojnë se shpërthimi ndodhi përderisa mjeti ishte duke lëvizur në autostradë në pjesën aziatike të qytetit, transmeton Kumti.com

Shkaku i shpërthimit ende nuk është bërë i ditur, por policia është duke e hetuar rastin.

Gjatë shpërthimit shoferi ka humbur kontrollin mirëpo ka arritur ta ndal atë, të plagosurit janë transportuar në një spital lokal por ende nuk dihet për gjendjen e tyre./Kumti.com

Artikulli paraprakKushtetuesja “rrëzon” Gjykatën Speciale, shtyhet nisja e proceseve gjyqësore
Artikulli vijuesFloku dhe Shëndeti