Vetëvendosja do të mungojë në seancën solemne?

Në ditën kur pritet dhënia e dritës jeshile nga Grupi Drejtues Ndërkombëtar për përmbylljen e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, seancës solemne të Kuvendit ka gjasë t’i mungojnë deputetët e Vetëvendosjes së Albin Kurtit dhe ata të Listës së Përbashkët Serbe të Rada Trajkovicit.
Përderisa kjo e fundit ka lënë të kuptohet qartazi se i druhet pavarësisë së plotë të Kosovës, Lideri i VV-së ka dhënë arsye të tjera, të cilat sipas tij, nuk lënë vend për festë më 10 shtator.

Kurti i ka shpjeguar ato në letrën dërguar shteteve të Quintit të shtunën duke thënë se deklaratat për përmbyllje të mbikëqyrjes janë mashtrim, shkruan Express.

Argumenti kryesor i tij është vazhdimi i mandateve të misioneve ndërkombëtare që janë neutrale ndaj statusit, duke iu referuar atij të EULEX-it në Kosovë.

“Do të vazhdojë të strehojë brenda kufijve të saj misione ndërkombëtare të bazuara në Rezolutën e OKB-së që njeh sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën, dhe në rastin më të mirë është e definuar si ‘neutrale ndaj statusit…”, ka shkruar Kurti në letrën dërguar ambasadorëve të SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Italisë.

“Nuk është koha për festime të rreme, të cilat janë duke u përdorur nga elita jonë politike, e korruptuar dhe e diskredituar për të zgjatur jetën e tyre në pushtet dhe për të mashtruar mizorisht popullin tonë”, ka shtuar ai më tej.kohaislame

Artikulli paraprakSot pritet të përmbyllet mbikëqyrja e Pavarësisë
Artikulli vijuesVukcevic: Kemi dëshmitar për trafikim organesh!