Shpërthim në bastionin Hizbullahut në Bejrut

LIBAN

Një makinë bombë që shpërtheu sot në rrethinat jugore të Bejrutit la të paktën 37 njerëz të plagosur. Bejruti është një bastion i militantëve shiit të Hizbullahut, grup i cili po kontribuon në shtimin e gjakderdhjes në Sirinë fqinje.
Sipas raporteve zyrtare, nuk ka viktima por vetëm të plagosur.
Televizioni Al-Manar, i cili i takon Hizbullahut – tha se shpërthimi ishte shkaktuar nga një makinë bombë në një parking.
Shpërthimi vjen në mes të tensioneve në rritje, pas ndërhyrjes së Hizbullahut në konfliktin sirian.
Militantët e këtij grupi kanë luftuar përkrah forcave besnike të regjimit të Bashar al-Asad kundër çlirimtarëve, shumica e të cilëve janë myslimanë sunit.
Të paktën 100.000 njerëz – shumica civilë – janë vrarë në konfliktin sirian, i cili shpërtheu në mars 2011./mesazhi&kohaislame.com

Artikulli paraprakTë lexuarit mbron kujtesën në pleqëri
Artikulli vijuesNATO: FSK ka arritur kapacitetet operacionale