NATO: FSK ka arritur kapacitetet operacionale

Këshilli Veri-Atlantik sot ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur kapacitetin e plotë operacional dhe është plotësisht e aftë për kryerjen e detyrave të përcaktuara brenda mandatit të saj, dhe të standardeve të përcaktuara nga NATO-ja.

Mëtutje, në deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, thuhet se ai i uron “të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të arriturat me këtë hap”.

Ai i ka falënderuar të gjithë pjesëtaret dhe pjesëtarët e KFOR-it për gjithë atë që kanë bërë për ta ndihmuar ndërtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Rasmussen mëtutje thekson se “misioni i FSK-së mbetet i njëjtë, ashtu siç ka qenë gjithnjë: të udhëheq operacione të mbrojtjes civile dhe të ndihmoj autoritetet civile në përgjigje ndaj fatkeqësive natyrore dhe emergjencat e tjera”.

Aleanca, thotë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, do të vazhdoj të japë mbështetje dhe këshillime nëpërmjet ekipit Ndërlidhës të NATO-s dhe atij Këshillues, transmeton Rel.

Rasmussen theksoi se “misioni i KFOR-it mbetet, poashtu, i pandryshuar: të siguroj ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë” dhe shtoi se NATO-ja “do të vazhdoj ta zbatoj këtë mision në harmoni me mandatin e Kombeve të Bashkuara”.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në dialog dhe pajtim, prandaj i inkurajoj pjesëtarët e të gjitha komuniteteve në Kosovë, që ta shqyrtojnë mundësinë e anëtarësimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të siguruar se ajo vazhdon të jetë forcë përfaqësuese dhe plotësisht multi-etnike”, përfundon deklarata e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.kohaislame

Artikulli paraprakShpërthim në bastionin Hizbullahut në Bejrut
Artikulli vijuesGoodbye Kosova!