Kamikazi, i cili kreu sulmin mbrëmjen e djeshme në Ankara është një sirian. Kjo është bërë e ditur nga kryeministri turk Ahmet Davutoglu. Agresori është identifikuar si Saleh Nejar 24-vjeç, i cili kishte ardhur në Turqi si refugjat në korrik të vitit që lamë pas. Policia ka arrestuar edhe nëntë persona të tjera si të dyshuar kryesorë për përfshirjen në këtë sulm të tmerrshëm, ku mbetën të vdekur 28 persona dhe shumë të tjera u plagosën.
Kryeministri turk ndër të tjera tha sulmi është kryer nga milicia kurde YPG me bazë në Siri, në bashkëpunim me Partinë e Punëtorve të Kurdistanit (PKK) në Turqi.
Davutoglu deklaroi se po kryhen hetime të tjera dhe pritet që numri i të arrestuarve të rritet. Ankaraja i konsideron kurdët dhe PKK si organizata terroriste. Salih Nacar, i cili e ka kryer këtë sulm kamikaz ka lindur në vitin 1992 në qytetin Amuda në veri të Sirisë.