Mitrovicë, aty ku nuk ndërhyn "njësia antiterror": Serbi rrahë 6 policë dhe lirohet nga prokurori

Në Mitrovicë është arrestuar një qytetar serb pasi që i ka sulmuar fizikisht disa policë të Policisë së Kosovës, gjatë kryerjes së detyrës. Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës 6 policë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit sulmuesi është liruar në procedurë të rregullt.

Fatkeqësisht ne jemi mësuar që njësitë elite të Policisë së Kosovës t’i shohim në intervenime spektakolare, e ndoshta nganjëherë edhe brutale vetëm ndaj opozitës dhe arrestimit të grupeve të caktuara komunitare dhe jo kur ka dhunë dhe krime nga kriminelët, e me theks të veçantë kur ata janë nga minoriteti serb.

Përveç manifestimit të dobësisë së Policisë së Kosovës në këtë rast, shihet edhe dobësia edhe e prokurorisë, ku këto dy institucione shtetërore shihet se kanë hiper-reaguar në mënyrë të panevojshme madje ndonjëherë edhe të padrejtë kur arrestuan hoxhallarët për fjalën e tyre të lirë.

Artikulli paraprakNë dallim prej Kadrisë, Kryeministri i Kanadasë respekton kulturën islame dhe femrave nuk ua zgjatë dorën
Artikulli vijuesShteti që ndez drita për Krishtlindje e Vit të Ri dhe shuan shpirtra në nevojë nga moskujdesi ndaj tyre