Shqetësohet Izraeli nga zhvillimet në Egjipt

Në Izrael, një zyrtar i qeverisë shprehu “shqetësim të madh” mbi zhvillimet në Egjipt, ndërsa mediat izraelite sugjeruan se heqja e figurave të tilla si Tantavi do të detyrojë Izraelin që të kërkojë bashkëbiseduesit të ri në Egjipt.

“Ndryshimi i udhëheqësve ushtarak dhe të sigurisë në Egjipt do të bëjë që Izraeli kërkoj kanalet tjera për dialog me figura të reja, jo të gjithë prej tyre janë fytyra të njohura”, ka thënë një analizë në gazeta Maariv nga Tel Avivi.

Izraeli dhe Egjipti nënshkruan një traktat paqeje në vitin 1979, gjithashtu edhe pse lidhjet ishin të ftohta, bashkëpunimi midis ushtrive të dy vendeve ka mbetur i qëndrueshëm.

“Është shumë herët për të thënë se çfarë do të ndodhë, për shkak se çdo gjë në Egjipt po zhvillohet tani, por ne jemi duke ndjekur se çfarë po ndodh atje me shqetësim të madh,” tha një zyrtar izraelit agjencisë së lajmeve AFP./al jazeera

www.kohaislame.com

Shqip: K.Morina

Artikulli paraprakBreiviku “ka mundur të arrestohet më herët”
Artikulli vijuesTurmat në Kajro vlerësojnë ristrukturimin e ushtrisë nga Morsi