Shqetësuese numri i femrave të prekura me kancer në gji

Në Maqedoni sot shënohet 4 shkurti – Dita botërore për luftë kundër karcinomit, e cila këtë vit zbatohet nën sloganin “Ne mundemi, unë mundem” dhe bën thirrje në inkuadrim aktiv të individëve, bashkësisë dhe institucioneve kompetente me qëllim të parandalimit dhe zvogëlimit të pasojave nga paraqitja e kancerit.

Fushata fokusohet në informim dhe edukim për vetëdije të rritur për parandalimin e karcinomit, sigurimin e qasjes përkatëse deri te shërbimet shëndetësore, sigurimin e mjedisit të shëndetshëm jetësor dhe të bëhet thirrje për avancimin e politikave në raport me këtë çështje.

Një nga sferat e fushatës është sigurimi i qasjes deri te shërbimet shëndetësore, ndërsa rol kryesor në luftën kundër karcinomit paraqesin shërbimet parandaluese shëndetësore. Sipas Deklaratës botërore për karcinom, çdo vend duhet të sigurojë skrining të popullatës për detektim të hershëm të karcinomëve, për të cilat ekzistojnë skrining metoda, duke përfshirë edhe karcinomin në kancerin e qafës së mitrës dhe karcinomin në gji. Me vendosjen e këtyre metodave dukshëm zvogëlohet shkalla e vdekshmërisë.

Në Maqedoni mesatarisht në vit nga karcinomi në gji vdesin rreth 280 gra, ndërsa nga karcinomi në qafën e mitrës rreth 30 gra, edhe krahas asaj që dy llojet e karcinomit munden me kohë të zbulohen dhe shërohen.

Shoqata për luftë kundër kancerit “Borka-për çdo ditë të re” nga Shkupi me rastin e Ditës botërore për luftë kundër karcinomit do të lansojë ueb-fushatë me informacione për metodat e parandalimit nga kanceri si sëmundje potenciale shëruese dhe shtypje të afisheve me infornacionet bazë për qytetarët, ndarje të informacioneve me karakter publik për parandalim, zvogëlim të rrezikut dhe trajtim të kësaj sëmundje përmes ueb portalit të Shoqatës dhe ueb aplikacioneve fb, tuiter dhe ngjashëm.

Afishet do t’i shprëndajnë vullnetar në Shkup dhe në qytet nëpër Maqedoni ku Shoqata ka filiale.

 

Artikulli paraprakKongresi i parë i UNITETIT më 14 shkurt
Artikulli vijuesVeljanoski: Qeveri stabile për përballje me krizën e refugjatëve