Shqipëri: Zjarr i përmasave të mëdha në një pyll në Belishovë

Zjarri i rënë mbrëmjen e së enjtes në një pyll në fshatin Belishovë të Mallakastrës vazhdon ende me përmasa të mëdha.
 
Mësohet se deri në orët e mbrëmjes së të premtes janë djegur rreth 100 rrënjë ullinj, transmeton Top Channel.
 
Në vendngjarje ndodhen 7 zjarrfikëse dhe rreth 100 forca policie, të cilët po punojnë për lokalizimin e flakëve që favorizohen nga era.
 
Zjarri në Belishovë të Mallakastrës mendohet të ketë rënë për shkak të temperaturave të larta.
Artikulli paraprakCNN: Shpikjet myslimane që i dhanë formë botës moderne
Artikulli vijuesSulmet turke ndaj ISIS-it, pas telefonatës Obama-Erdogan