Shqipëria “kundër” SHBA-ve, pro Palestinës

Shqipëria ka votuar pro ngritjes së flamurit të Palestinës, edhe pse ShBA-të kanë pasur qëndrim kundër.
Kjo ka ndodhur pasi Kosova ka aplikuar në UNESCO dhe Tirana nuk dëshiron të krijojë sentimente kundër Kosovës në botën islamike në këtë kohë kur po zhvillohet betejë për vota.

Rama në takimin me presidenten Jahjaga e ka njoftuar atë për këtë qëndrim dhe ajo është pajtuar që Tirana të votojë pro rezolutës që i lejon shtetet vëzhguese në OKB të ngrenë flamurin krahas shteteve me të drejta të plota.

Edhe në UNESCO shtetet islamike krahas atyre perëndimore janë duke luftuar fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe kanë kërcënuar drejtoreshën e përgjithshme me hapa disiplinor nëse nuk respekton procedurat. /koha/

Artikulli paraprakHaxhinjtë e ardhshëm mbërrijnë në Mekë
Artikulli vijuesArabia Saudite i ofron Gjermanisë ndërtimin e 200 xhamive