Shqipëria dënon sulmin terrorist në Ankara

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas sulmit terrorist që u ndërmor në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara, dënuar ashpër sulmin.
Nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter, Bushati shprehet se: “Shqipëria dënon ashpër sulmin e tmerrshëm terrorist në Ankara. Lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre”.

Kujtojmë se nga sulmi terrorit në Ankara , që ndodhi rreth orës 18:31 të së mërkurës humbën jetën 28 persona dhe 61 të tjerë mbetën të plagosur.

Artikulli paraprakThaçi ngushëllon Turqinë
Artikulli vijuesShkon në 28 numri i të vrarëve nga sulmi në Turqi