PKK dëmton një xhami dhe shkatërron disa kopje të Kur’anit

Terroristët e PKK-së kanë përdhosur një xhami dhe disa kopje të Kur’anit në provincën juglindore turke Sirnak, ku në vazhdim janë operacione anti-terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton ekipi i AA-së nga vendi i ngjarjes, bëhet fjalë për xhaminë Geylan, ku përveç dëmtimit të xhamisë, në muret e jashtme vërehen gjurmë shkatërrimi, ndërsa kopjet e Kur’anit janë shqyer, djegur dhe shpërndarë nëpër xhami.

Xhamia është përdhosur pasi terroristët e PKK-së e shfrytëzuan objektin fetar gjatë muajit të fundit.

Një burim anonim për AA konfirmoi se terroristët pas daljes nga xhamia në hyrjen e saj aktivizuan një bombë të improvizuar e cila dëmtoi rëndë faltoren.

Artikulli paraprakSerbi, në dy shtëpi private zbulohen 43 migrantë ilegalë
Artikulli vijuesAngelina Jolie: Gjithçka që kam gjetur në Islam është paqe dhe nxitje për të bërë mirë