Arabia Saudite i ofron Gjermanisë ndërtimin e 200 xhamive

Arabia Saudite iu është përgjigjur rritjes së numrit të refugjatëve nga Lindja e Mesme që iu drejtohen Evropës Perëndimore, duke ofruar ndërtimin e 200 xhamive në Gjermani.
Britanikja “The Independent” shkruan se, shtetet e pasura arabe janë akuzuar se nuk po kontribuojnë për të zbutur krizën humanitare dhe kanë mbyllur dyert për refugjatët, shumica e të cilëve i përkasin të njëjtës fe, asaj islame.

Por sipas gazetës më të besueshme gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, e cila citon gazetën libaneze “Al Diyar”, Arabia Saudite ka “hapur zemrën” dhe ka ofruar ndërtimin e një xhamie për çdo 100 refugjatë që hynë në Gjermani javën e kaluar.

Artikulli paraprakShqipëria “kundër” SHBA-ve, pro Palestinës
Artikulli vijuesZviceranët zemërgjerë: Çdo gol i shënuar dhurohen 500 franga për refugjatët