Shqipëria nuk zgjodhi presidentin

Pas fjalimit te gjate te kryeministrit, duke uruar qe raundin e ardhshem ne parlament forcat politike te vijne me kandidaturen per president, kryetarja e parlamentit JOzefina Topalli mbylli seancane e sotme.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli pasi vlerësoi kandidaturën e Xhezair Zaganjorit, tha se votimi quhet i krye. Topalli ka ftuar menjëherë konferencën e Kryetarëve për të vendosur datën për zhvillimin e raundit të dytë për votimin e Presidentit të Republikës.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i LSI-së deklaroi se procesi i negociatve për zgjidhjen e kreut të ri të shtetit, duhet të kishte nisur më herët, ndërsa vlerësoi angzhimin e mazhorancës, me gjithë vonesën.

“Mazhornca ka dhënë një standard në këtë proces. Ne mund të kishim sjellë këtu një listë me emra, mund t’ju kishim paraqitur edhe një listë me politikanë, por kjo mund të konsiderohej edhe provokim. Ne vendosëm të sjellim vetëm një emër, i cili i plotësonte të gjitha kushtet”, tha ai.

“Ne kishim si qëllim ti jepnim vendit një kandidt konsensual. Partnerët ndërkombëtarë prisnin të njëjtën gjë”, tha Meta më tej.

Kryeministri Sali Berisha u shpreh lidhur me takimin e kërkuar nga kreu i PS-së, Edi Rama, se “me Ramën unë si kryeministër, takohem sa herë është e nevojshme por problemi është që duhet të zgjidhim problemet”.

Sipas Berishës, nuk ka nevojë për takime për shoë televiziv sepse nuk është kjo rruga e duhur. “Si kryetar bashkie do takohesha me të në vitin x, si kryeminstër do takohesha që sot, sepse jam kryeministër i gjithë popullit. Ai thotë, hajde të takohemi ne të dy bashkë. Ca do bëjmë në të dy bashkë. Do diskutojmë formulën e Doklit? Për skanerat, nuk kemi pse flasim, ka teknicienë për këto. Për të pirë kafe, por ka të tjerë që bëjnë punën. Do show televiziv. Nuk është kjo rruga për show televiziv./zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakZhvlerësohet Facebook-u
Artikulli vijuesHolande: Nuk përjashtohet intervenimi ushtarak në Siri