Shqipëria përsërit kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në KE

Shqipëria ka bërë edhe një kërkesë ndaj Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme.

Kërkesa kësaj radhe është bërë nga Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Buashati, në punimet e Ministerialit të Këshillit të Evropës në Bullgari.

“Sa më shpejt të anëtarësohet Kosova në Këshillin e Evropës, aq më shpejt qytetarët e saj do të ndiejnë mbrojtjen që ofron sistemi ynë i konventave,” ka thënë Bushati, njofton gazeta shqiptare Panorama.

Artikulli paraprakAktakuzë kundër gjinekologëve që trajtuan të ndjerën Arbenita Spahiu
Artikulli vijuesBurri që diplomoi në fakultetin në të cilin pastronte gjatë natës