Shqipërisë i shkojnë në ndihmë ekipet e shpëtimit nga Kosova

0
251

Republika Shqipërisë po ballafaqohet me një situatë emergjente për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat të pandërprerë dhe sipas parashikimeve të tyre situata sa vjen e përkeqësohet.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, Drejtoria e Emergjencave Civile të Republikës së Shqipërisë, ka kërkuar ndihmë nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, për mbështetje në operacionet e shpëtimit me pesë (5) ekipe të shpëtimit dhe tre (3) ekspert për vlerësimin e situatës.

Drejtori i Përgjithshëm i AME-së, me miratimin paraprak të ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka vendosur që nesër, 2 dhjetor në ora 6:00, ekipet në fjalë të nisen për në Shqipëri.

Ekipet janë të përbëra prej 34 pjesëtarëve të përzgjedhur nga Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të pajisur me mjetet përkatëse për zhvillimin e operacioneve të shpëtimit në ujëra sipërfaqësor dhe kjo natyrisht pa e dëmtuar kapacitetin tonë reagues brenda vendit.