Studiuesi Stephan Lipsius është duke bërë një kërkim shkencor mbi origjinën e shqiptarëve që jetojnë në Turqi për revistën e njohur gjermane “Albanishche Hefte” e cila i përket një grupi miqësor Shqiptaro-Gjerman me qendër në Gjermani, raporton Anadolu Agency (AA).
Lipsius është takuar me shoqatën e emigrantëve nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova (MAK-DER), Shoqatën e Valleve Folklorike të zonës së Zaferit, Shoqatën e Turqve të Shkupit dhe Kosovës si dhe shoqata të tjera të personave me origjinë Shqiptare.
Lipsius i cili po bën disa kërkime mbi mënyrën e mbijetesës së kulturave dhe gjuhëve në Turqi dha disa të dhëna për AA nga përshtypjet e para në lidhje me temën e tij të kërkimit shkencor.
Lipsius duke folur pë Grupin Miqësor Gjermani-Shqipëri tha se ky grup është formuar në vitin 1972 dhe se prej kohësh boton një revistë me emrin “Albanishche Hefte” e cila herë pas here bën studime shkencore në lidhje me Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë si dhe ato që jetojnë në vendet e tjera Europiane.
Lipsius duke vënë në dukje veçoritë e Shqiptarëve të Ballkanit tha se pas trazirave të viteve 1990 janë bërë më nacionalistë dhe si rrjedhojë Shqiptarët që jetojnë në vendet Europiane kanë ruajtur me fanatizëm gjuhën dhe kulturën e tyre.
Lispsius duke dhënë infromacione mbi gjuhën e Shqiptarëve në Europë tha se Shqiptarët e Gjermanisë e jetojnë gjuhën e tyre dhe se ato vazhdimisht kërkojnë t’ju jepet e drejta e përfshirjes së gjuhës Shqipe në shkolla. Nga ana tjetër ai theksoi se Shqiptarët që jetojnë në vendet e tjera Europiane bëjnë më shumë kujdes në ruajtjen e gjuhës së tyre, ndërkohë ai ka shprehur habinë në faktin se Shqiptarët e Turqisë janë integruar në mënyrë vullnetare në kulturën dhe gjuhën Turke.
Lipsius theksoi gjithashtu se Shqiptarët që jetojnë në Turqi në ambjentet e shoqatave apo lokaleve të tyre pranë flamurit Shqiptarë ata mbajnë patjetër një flamur Turk dhe se ky veprim nuk mund të bëhet me forcë.
Lipsius ka thënë se kjo gjë ndodh sepse Shqiptarët që jetojnë në Turqi e ndjejnë veten e tyre si Turq. “Edhe pse thonë që janë shqiptarë ata e mbajnë me fanatizëm kulturën dhe zakonet Turke po aq sa ato Shqiptare. Në Gjermani nuk ndodh kjo. Një Shqiptar nuk jeton si gjerman dhe nuk bën veprimet e tij. Ai gjithmonë mundohet të nxjerrë në pah Shqiptarizmin e tij” shtoi ai.
Lipsius ka thënë gjithashtu se ky integrim i vullnetshëm mund të jetë frut i bashkjetesës afro 600 vjeçare, ndërsa prania dhe ndihma ekonomike, sociale dhe kulturore e Turqisë në vendet e Ballkanit mund të jetë një shkak tjetër ka thënë ai.
Lipsius në përfundim u shpreh se Gjermania dhe shtetet e tjera Eurpiane i konsiderojnë veprimet e Turqisë në vendet e Ballkanit si një “evolucion Osman”.