OKB: Thirrje për përmbajtje, pas rrëzimit të avionit turk në Siri

OKB shpreson se incidenti mund të trajtohet me përmbajtje, pasi Siria ka rrëzuar avionin ushtarak turk, thotë zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Martin Nesirky tha se Ban Ki Mun po ndjek situatën me vëmendje dhe shpreson se palët do të përmbahen, duke kërkuar zgjidhje diplomatike për incidentin.
Zyra e Erdoganit ka konfirmuar se avioni është rrëzuar nga forcat Siriane. /mesazhi/kohaislame

Artikulli paraprakPa provim pranues në shtatë fakultete
Artikulli vijuesArrestohet edhe i dyshuari i tretë për vrasjen e tregtarit kinez