Shqiptarët e Zvicrës u solidarizuam me banorët e Lagjes Hasanbeg dhe më gjërë

Nuk ka kënaqësi më të madhe në botë sesa të largosh dhimbjet e njeriut, i cili në raste të caktuara e ka të vështirë të shprehet për dhimbjet e veta. Shumë njerëz shohin imazhe nga vërshimet e ujit, por të paktë janë ata që shquhen me humanizëm. Këto ishin porositë dhe imazhet që janë përçuar gjatë vërshimeve të shiut në Hasanbeg, Stracincë, Haraçinë etj. Pikërisht këto imazhe dhe mesazhe prekën ndërgjegjen e shqiptarëve të Zvicrës për të marrë një aktivitet humanitar, që nëpërmjet Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër, të përcjellin ngushëllimet e tyre për jetët e humbura, për trishtimin e pësuar, dhe për dëmet materiale të shkaktuara në Hasanbeg dhe më gjërë.

Të martën, me datë 04.10.2016, në lokalet e Medresesë “Isa Beu” në f.sh. Kondovë, qëndroi delegacioni i Unionit të Imamëve Shqiptarë, prej 6 anëtarësh të kryesuar nga kryetari Nehat ef. Ismaili. Në bibliotekën e Medresesë, ne fjalën e rastit para të pranishmëve, kryetari i UISHZ-së, N. Ismaili falënderoi mërgatën shqiptare në Zvicër të grumbulluar përreth UISHZ-së, të cilët me shumë dinjitet dhe patriotizëm iu përgjigjën apelit për t’iu dalë në ndihmë vëllezërve në Hasanbeg dhe më gjërë.

“Zoti i Lartësuar, kur robërit e Tij i sprovon, i sprovon jo për t’i dënuar, por për t’i kalitur dhe përforcuar. Ne juve nuk ju konsiderojmë të varfër, por për vëllezër, të cilët janë dëmtuar dhe i përkasin kategorisë me status social të rënduar”, u shpreh ndër të tjerash, kryetari i UISHZ-së, Nehat ef. Ismaili, me rastin e ndarjes së hollave.

Me këtë rast, është ndarë një shumë prej rreth 100.000 frangave zvicerane, të cilat iu ndanë një numri të konsiderueshëm të familjeve të prekura dhë të demtuara nga vërshimet.

reisiKryetari i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, në fjalimin e tij të rastit mes tjerash shprehu mirënjohje dhe respekt për të gjithë Organizatat humanitare, Bashkësitë islame nga vendlindja dhe rajoni që kanë kontribuar në mënyrë permanente për të zbutur situatën, e me theks të veçantë mërgatën shqiptare të Zvicrës, Unionin e imamëve Shqiptarë dhe xhematet e tyre të cilët nga ndërgjegjja e tyre e pastër kanë grumbulluar çdo herë mjete materiale për zonat e prekura nga vërshimet e ujit me përmasa katastrofale në dëme materiale dhe humbje të njerëzve.

Kryetari i UISHZ, falënderoi publikisht Këshillin e Imamëve të fshatit Hasanbeg, Fejsal ef. Kadriun dhe Bajram ef. Salihun, të cilën në bashkëpunim të ngushtë me kryetarin e OH. HILAL, Mustaf ef. Dautin, kanë kontribuar jashtëzakonisht që ky aktivitet të realizohet me dinjitet dhe sukses që nga dita e parë, e deri në finalizimin e tij.

Delegacioni i UISHZ-së, përveç takimit që pati me kryetarin e BFI-së, Haxhi Sulejman ef. Rexhepin, u takua edhe me koordinatorin për Diasporë pranë BFI-së, Dr. Selver Xhemailin, drejtorin gjeneral të Medresesë “Isa Beu” në Shkup, prof. Ibrahim Idrizin, si dhe Muftiun e Tetovës, dr.Qani Nesimin, me të cilët shkëmbyen mendime për zgjerimin e bashkëpunimit në shumë sfera dhe projekte me interes kombëtar dhe fetar dhe njëherazi falënderuan UISHZ-në për ndihmën e ofruar.
“Në emër të UISHZ-së, falenderojmë të gjithë imamët, antarët e komisionit, kryetarët, kryesitë e qendrave islamike shqiptare në Zvicër me theks të veçantë anëtarët e këtyre xhamive, për kontributin material dhe mbështetjen e tyre permanente për realizimin e këtij projekti me karakter humanitar. Në këtë projekt kanë participuar mbi 30 qendra islame shqiptare, anëtarë të UISHZ-së dhe disa donatorë privat. Duhet theksuar që UISHZ, ka kontribuar më herët në Bosnjë, Kumanovë,
Tetovë dhe së fundmi në Shkup”, është shprehur, po ashtu, ef. Ismaili.

Në fund, në përmbyllje të këtij informacioni, dëshirojmë të theksojmë fjalët e dijetarit musliman, Ibn Kajjimit, i cili në një rast pati thënë: “T’i ndihmosh njerëzit kur kanë më së tepërmi nevojë, është një ndjenjë kënaqësie që nuk e kupton kush, pos atyre që e kanë provuar.”

Ndonjëherë, në brendinë tonë ekzistojnë mendime dhe fjalë që nuk kanë nevojë për veshë për të dëgjuar, por për zemra për të kuptuar. Për të qenë një njeri human, mjafton një zemër e mirë.

Zoti ju bekoftë

Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër

Artikulli paraprakKur Nuhu a.s. e ftoi djalin e tij te shpëtoj nga përmbytja i tha…
Artikulli vijuesNobeli i Paqes jo për “Helmetat e Bardha” të Sirisë, por për presdentin kolumbian