BDI do të kërkojë edhe ndryshimin e himnit shtetëror të Maqedonisë, kështu shkruan sot gazeta e përditshme maqedonas “Den”.
Sipas gazetës, burime të larta partiake të afërta me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti kanë thënë se në agjendën e tyre është edhe ndryshimi i himnit shtetëror, ku do të jenë të pranishme edhe elementet e bashkësisë etnike shqiptare, që janë popull i dytë në Maqedoni, raporton INA.
“Në BDI janë të vetëdijshëm se tani është atmosfera më e përshtatshme për të hapur këtë çështje, kur vendi po përballet me probleme dhe mospajtime të mëdha politike në planin ndëretnike”, shkruan gazeta, duke nënvizuar se shqiptarët asnjëherë nuk aplikojnë apo këndojnë himnin e Maqedonisë, por në ngjarjet e tyre kombëtare dhe në nivel zyrtar përdorin himnin kombëtar shqiptar.
Çështja e himnit shtetëror të Maqedonisë u trajtua ditëve të fundit kur në USHT në shumë aktivitete u përdor himni shqiptar, gjë që u vlerësua si provokim dhe prokuroria e përgjithshme e Maqedonisë ka ngritur hetime mbi këtë çështje, për përdorimin e një himni, siç thuhet të një shteti tjetër.kohaislame
You Might also Like
Tërmet i ri në Bullgari, trondit edhe Maqedoninë
Një tërmet i ri rreth mesnate që ka goditur Bullgarinë fqinje është ndjerë edhe në…
By
1 Min Read
Kasami: Turpi BDI-së nuk mbulohet me protestë, ata si bën hesap askush
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka theksuar se shqiptarët nuk duhet të jenë viktima…
By
3 Min Read
Daçiç: Nuk do të ketë referendum në Vojvodinë
I pyetur të komentojë paralajmërimet e referendumit në krahinën autonome të Vojvodinës dhe në Kosovë…
By
1 Min Read
Dy të vdekur në Tiranë, u zunë poshtë nga një masiv dheu
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në fshatin Lugë të komunës Berzhitë,…
By
1 Min Read
Ekskluzive, ja sekretet që Fyle u tha politikanëve shqiptarë
Zbulohet axhenda sekrete, me të cilën komisioneri evropian për zgjerimin dhe fqinjësinë e mire, Stefan…
By
2 Min Read
Ky është këngëtari që po agjëron për Ramazan
Këngëtari nga Shkupi, Shpat Kasapi edhe si vitet tjera po edhe këtë vit ka konfirmuar…
By
1 Min Read
