Trafiku i organeve, pr/ligji miratohet në parim në Komisionin e Ligjeve

Komisioni i ligjeve miratoi në parim pr/ligjin që synon të lejojë grupin hetimor të EULEX-it për të hetuar në Shqipëri, lidhur me akuzat e ish-senatorit Dick Marty, për trafik organesh në vendin tonë.

Deputetët e opozitës në Komision e cilësuan ligjin si mjaft të rëndësishëm, por kërkuan kohë për miratimin e tij. Sipas deputetit socialist Fatmir Xhafaj, ligji nuk duhet të miratohet me nxitim, pa marrë mendimin e EURALIUS dhe të Prokurorisë.
Ndërkohë, ministri i Drejtësisë Eduard Halimi theksoi se drafti i propozuar nga mazhoranca është marrë në dorë nga EULEX-i dhe është pjesë e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
Komisioni i Ligjeve pritet të diskutojë të martën pr/ligjin nen për nen.

TRAFIKU I ORGANEVE, BERISHA: LIGJ SPECIAL PËR HETIMIN
Pr/ligji për hetimin e pretendimeve të ish-senatorit zviceran u miratua nga Këshilli i Ministrave të mërkurën e kaluar. Kryeministri Berisha theksoi se ky ligj do të bëjë të mundur një hetim të plotë të akuzave të ngritura nga Dick Marty.
“Kemi shprehur konsideratat tona për këtë raport. Del se në masën dërrmuese është shkruar nga Vukçeviç, por ndjeshmëria e akuzave të pafaktuara tërësisht kërkon hetim të plotë dhe të hollësishëm si për transplantin e organeve si formë e shëmtuar krimi, ashtu edhe për varreza masive të serbëve në Shqipëri”, u shpreh kryeministri.
Shefi i qeverisë u shpreh i bindur se raporti i hartuar nga zvicerani ka qëllime antishqiptare, pasi siç tha ai, hartuesi implikon në titull udhëheqjen politike të Kosovës dhe e mohon vetë në përmbajtje./BS/kohaislame

Artikulli paraprakMbuloni enët tuaja dhe vini tapa në shishe
Artikulli vijuesPër Maqedoninë e Preshevën protestë në Tiranë