Shqiptari i radhës që vritet në Siri

Një shqiptarë nga Maqedonia është regjistruar si viktima e radhës që ka humbur jetën në Siri si pjesëtarë i forcave rebele siriane kundër regjimit të Bashar Al Asad.

Si[ mësohet bëhet fjalë për të riun Rasim.S nga fshati Bellovishtë i Gostivarit, i cili ka ndërruar jetë gjatë luftimeve me forcat qeveritare të regjimit të Asad.

Deri tani rreth 10 shqiptarë janë vrarë deri më tani duke luftuar kundër presidentit sirian, Bashar al- Assad. Muhamet Koprova, 22 vjeç, është viktima e parafundit shqiptare në Siri.
Shqiptarët e vrarë janë nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe Shqipëria, kurse dy të tjerë janë shtetas sirianë me prejardhje nga Kosovë. Numri i përgjithshëm i shqiptarëve të përfshirë në luftën siriane besohet se është 140. Janë të ndara në dy grupe në Alepo.  (INA)/kohaislame

Artikulli paraprakRusia: Do vijojmë furnizimin me armë në Siri
Artikulli vijuesSalustro kërkon paraburgim për “Grupin e Drenicës“