Kadria thotë që disa deputetë të VV-së do ta votojnë demarkacionin!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është i bindur se në seancën e të mërkurës do të sigurohen votat për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit.

Madje ai ka thënë se segmente të caktuara të Vetëvendosjes, individualisht, kanë shprehur gatishmërinë të votojnë për Demarkacionin.“Dihet një fakt se Lëvizja Vetëvendosje, përveç segment të caktuar që ka një gatishmëri ndoshta individuale të votohet demarkacioni, të shohim ditën e mërkurë, është edhe Lista Serbe e cila ende nuk e ka shprehur qëndrimin e vet”, ka thënë ndër tjera Veseli në një intervistë për Ekonomia Online.

Seanca për demarkacion do të mbahet ditën e mërkure në ora 10:00./GazetaBlic./

Artikulli paraprakPlazhi i Shëngjinit zbukurohet nga bora (Foto)
Artikulli vijuesEdi Rama kritikon BE-në: as fonde s’po na jepni sa duhet