Shqyrtohet peticioni kundër shtrenjtimit të rrymës

Sot vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës, ku ndër pikat që do të diskutohen janë rekomandimet e Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, lidhur me Peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të Energjisë Elektrike, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike.
 
Po ashtu, do të shqyrtohet për herë të parë Projektligji për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, si dhe rekomandimit për transferimin e mjeteve nga Buxheti i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës në Buxhetin e Komunës së Gjakovës për vitin 2015.
 
Në këtë seancë pritet të zgjedhën edhe anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.kohaislame
Artikulli paraprakQeveria dyfishon tatimin për korporatat
Artikulli vijuesShpërthimi në Kosova A vazhdon të mbetet enigmë