Shtatë të vdekur nga orteku në Francë

Shtatë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një orteku në alpet franceze, një nga terrenet më të rrezikshme nga rrëshqitja e borës në dekadën e fundit
Orteku ka goditur rreth mesit të ditës në Snow Dome, një pikë e popullarizuar me lartësi 4,015 metra mbi nivelin e detit, transmeton në shqip Indeksonline.

Orteku i sotëm, është më vdekjeprurësi këtë vit në Francë pasi ka marrë me vete tetë persona, përfshirë edhe disa aplinistë të huaj. Një nga ta ka pësuar lëndime, të tjerët kanë humbur jetë.

Francezja “Le Figaro” ka raportuar se orteku ka përfshirë edhe turistë çek dhe gjermanë. Policia nuk ka konfirmuar ende përkatësinë entike të ndonjërit nga të vdekurit, por që thuhet të jenë jo-francezë.

Artikulli paraprakTeknologjia nuk i bën nxënësit më të mençur
Artikulli vijuesBehgjet Pacolli varrosi migjën e tij me rite Islame