Shtatë top skandalet me prapavi politike në Kosovë

Në Kosovë pothuajse çdo skandal politik jo vetëm që përfundon pa kurrëfar pasoje, por poashtu kanë jetëgjatësi të shkurtër.

Të i rikujtojmë disa prej tyre:

1. Skandali i Zanzi Bar-it (2009)

Në nëntor të vitit 2009 në barin e natës Zanzi, zëvendëskyreministri i asaj kohe Hajredin Kuqi lajmëroi zëvendëskryeministrin tjetër nga ana e LDK-së Ramë Manaj se LDK-ja do të përjashtohej nga koalicioni PDK-LDK.

2. Afera “Pronto” (2013)

Bisedat telefonike mes anëtarëve të PDK-së: Adem Grabovci dhe Hashim Thaçit, Sami Lushtakut dhe Adem Grabovcit dhe Vlora Çitakut dhe Adem Grabovcit. Çka të gjithëve ju ka mbetë në mendje pa dyshim, është kur aso kohe kryeministri Thaçi lajmërohet në telefon: “Pronto?”

3. Skandali i djemëve të Adem Grabovcit (2013)

Dy djemtë e shefit të grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci, rrahin deri në alivanosje një polic të Kosovës, pasi ishin ndalur për tejkalim shpejtësie në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë.

4. Skandali i Ministrit Enver Hoxhaj me Austrinë (2014)

Hoxhaj shkakton skandal diplomatik pasi Ministri i Jashtëm i Austrisë – Michael Spindelegger në prag të zgjedhjeve parlamentare 2014 i shkruan letër përkrahëse Isa Mustafës, e Hoxhaj për këtë gjest kërkon nga ministri austriak t’i kërkojë falje dhe e quan atë “humbës të zgjedhjeve”.

5. Afera e pasaportave mes Natali Velija dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme (2012)

Pasi kompania austriake nuk i merr paratë për prodhimin e pasaportave biometrike, akuzohet Natali Velija përgjegjëse për transferimin e 1.4 milionëve, e cila më pas thotë se ato para i ka jepur si mito zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e udhëhequr nga Bajram Rexhepi.

6. Skandali i Ukë Rugovës për shitjen e vizave italiane (2014)

Djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova arrestohet nën dyshimin e shitjes së 100 vizave italiane në bashkëpunim me disa persona brenda Ambasadës Italiane, për 3.500euro.

7. Skandali i djalit të Isa Mustafës dhe këshilltarit të LDK-së për aderime (2013)

Shpëtim Haziri (këshilltar i grupit parlamentar të LDK-së) dhe Arben Mustafa (djali i Isa Mustafës) tentojnë ta bindin Egzon Azemin (aktivist i Vetëvendosjes) të kalojë në LDK, të cilit i premtohet takim dhe mbështetje nga Isa Mustafa dhe në fund të takimit i jepen 20euro për “mbushje të telefonit” apo për ta “pirë një kafe”. /Gazeta Blic/

Artikulli paraprakNë Detin Egje kapet tuna gjigante që peshon 403 kilogramë
Artikulli vijuesSHPALLET JAVA ÇAME NË KAVAJË (70 vjetori i ardhjes së komunitetit Çam në Kavajë)