Shtatëdhjetë vjeçari, studenti më i moshuar në Arabinë Saudite

Një qytetar shtatëdhjetë vjeçar, nga Arabia Saudite, sapo është diplomuar në shkencat humane, duke përfunduar studimet e tij bachelor.

Abdul Kerim Huishan, 73 vjeç, është studenti më i moshuar në universitetet në mbarë vendin. Ai sapo e ka mbyllur me sukses rrugëtimin e tij universitar që nisi këtu e katër vite më parë. Sipas dëshmisë së tij në media, ai i filloi studimet thjesht nga pasioni për dijet dhe informacionin dhe jo për të zënë ndonjë post apo për të fituar një profesion.
Vlen të citohet se Abdul Kerim Huishan, ka dalë në pension para trembëdhjetë vitesh, me të mbushur moshën e pensionit. Por, siç dhe deklaroi ai, njeriu nuk duhet të ndalet nga të mësuarit në çfarëdo moshe. Rrugëtimi i dijes, duhet të vazhdojë për të gjithë jetën – thotë ai duke buzëqeshur.
Vetë Huishan u shpreh shumë i gëzuar për arritjen në fushën akademike, për të cilën falënderon Zotin që e pajisi me energji dhe forcë. /aonline/kohaislame

Artikulli paraprakBelgjikë: Qyteti Ghent, shfuqizon ligjin që ndalon mbajtjen e shamisë që nga viti 2007
Artikulli vijuesDhjetëra vullnetarë nga Maqedonia luftojnë për lirinë e popullit sirian