PËRLESHJET NË SIRI KALUAN EDHE NË LIBAN

Përleshjet në Siri kapërcyen edhe matanë kufirit në Liban.

Ushtria për Sirinë e Lirë pas ultimatumit prej 48 orësh filloi me bombardimin e pozicioneve të Hizbullahut në Liban.

Opozitarët deklaruan se në përleshjet e jetuara janë vrarë 3 militantët të Hizbullahut dhe janë kapur 4 të tjerë.

Më herët opozitarët kishin deklaruar që në qoftë se Hizbullahu do të vazhdoj të marr pjesë pranë Esadit, atëherë do të bombardohen bazat e tyre.

Ish-Kryeministri i Libanit, Said Hariri kritikoi përkrahjen ushtarake të drejtpërdrejt të Hizbullahut ndaj Esadit.

“Detyra kryesore e Hizbullahut më nuk është rezistenca ndaj Izraelit, por shpëtimi i regjimit të Esadit”, tha Hariri.

Hariri, i cili deklaroi se Hizbullahu nga territoret e Libanit kalon në Siri dhe sulmon opozitarët, bëri pyetjen se “Çfarë kërkon Hizbullahu në Siri?”

Në anën tjetër regjimi i Esadit dhe opozitarët bëjnë akuza reciproke për shpërthimin që ndodhi në kryeqytetin Damask me çrast humbën jetën 61 persona.

Regjimi i Esadit përgjegjës për sulmin në fjalë mbajnë opozitarët ndërsa këta të fundit duke e dënuar sulmin në fjalë deklaruan se “Ky është një sulm i shëmtuar i bërë nga udhëheqja e Esadit me qëllim të përuljes së opozitës”./trt/kohaislame

Artikulli paraprakEl Clasico në Mekë!
Artikulli vijuesWikileaks: Berisha po flirton me “Shqipërinë e Madhe”?!