Uria që kaplonte Profetin Muhamed alejhi selam

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Mënyra e jetesës së të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem -dhe ai ishte zotëria i të dërguarëve dhe prijësi i të devotshmëve siç të gjithë e dini -është se ai- salAllahu alejhi ue selem- ka qëndruar pa ushqim saqë vendoste një gurë dhe e lidhte rreth stomakut të tij për shkak të urisë.

Flinte në shtrojë të bërë prej kashte derisa shenjat e saj dukeshin në trupin e tij alejhi salatu ues-selam. Ai është përpjekur në rrugën e Allahut për përhapjen e fesë, ka luftuar dhe ka hasur në rreziqe serioze, dhe ai ishte i Dërguar i Allahut salAllahu alejhi ue selem. Sikur ai -salAllahu alejhi ue selem- ta dëshironte jetën e kësaj bote padyshim që Allahu do t’ia kishte dhënë atij.

Allahu i ofroi atij që të zgjidhte: Ose ta bënte të Dërguar dhe mbret – sikurse ishte Daudi alejhis selam dhe Sulejmani alejhis selam – ose të Dërguar dhe jo mbret. Ai -salAllahu alejhi ue selem- zgjodhi që të bëhet (vetëm) i Dërguar. Ai salAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Dua të jem një ditë i uritur dhe një ditë i ngopur”.

I Dërguari salAllahu alejhi ue selem e zgjodhi këtë, sepse jeta e kësaj bote është vetëm një kënaqësi e shkurtër dhe mashtruese. “Dhe se jeta e kësaj bote nuk është tjetër veçse lojë e argëtim mashtrues”. El-Hadid, 20

Çfarëdo që t’i dhurohet njeriut nga kjo botë, ose ai do të largohet nga kjo botë dhe do e lërë atë (që ka pasur në të), ose ajo do të largohet prej tij dhe kështu do të ndahet prej saj. Me të vërtetë jeta e përhershme, jeta e këndshme dhe jeta e përjetsisë është jeta në botën tjetër.

Shkëputur nga video-ligjërata “Jeta e lumtur”

Artikulli paraprakÇduhet të bësh kur të ngurtësohet zemra
Artikulli vijuesBesimi tek Allahu përmban besimin në katër çështje: