Shtëpia e Bardhë ka dënuar komentet e Donald Trump i cili tha se myslimanëve duhet tu ndalohet hyrja në SHBA. Një deklaratë e tillë i pamundëson Trump që të bëhet President.
Kandidati republikan për President kërkoi ‘mbyllje totale të kufijve’ për të gjithë myslimanët që të hyjnë në SHBA.
“Donald Trump kërkoi ndalimin total dhe të plotë të hyrjes së myslimanëve në SHBA derisa të zgjedhurit e vendit tonë të kuptojnë se çfarë po ndodh”, shkruan ekipi i tij i fushatës në një komunikatë të titulluar “Komunikatë e Donald Trump për të penguar imigracionin mysliman”.
“Ajo që tha Donald Trump e diskualifikon atë në të shërbyerit si President”, tha Josh Earnest, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.