Shtetasit e Iranit këtë vit nuk do të mund të shkojnë në Haxh

Nga Ministria iraniane e Kulturës dhe udhëzimeve islame, bëhet e ditur se besimtarëve iranianë këtë vit nuk do t’iu lejohet shkuarja në haxh, raporton Anadolu Agency (AA).

“As dy takimet e fundit nuk dhanë rezultate dhe për fat të keq iranianët këtë vit nuk do të mund të shkojnë në haxh për shkak të këmbënguljes së Arabisë Saudite në refuzimin e bashkëpunimit”, tha ministri iranian i Kulturës dhe Udhëzimeve Islame, Ali Jenneti për radion shtetërore iraniane IRINN.

Jenneti shtoi se Zyra iraniane për haxh nesër do të publikojë një deklaratë të hollësishme mbi këtë çështje./AA/

Artikulli paraprak“Mos kuptimi i thelbit të fesë shkak që rinia bie në grackën e terrorizmit”
Artikulli vijuesGormez: Duhet të kemi një kalendar të unifikuar islam