Bisedimet për paqe në Jemen të 14 janarit nuk do të mbahen me këtë datë por do të shtyhen për një javë apo më shumë, njoftoi zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Ahmad Favzi gjatë një konference në Gjenevë.
“Data 14 ishte caktuar për bisedime por nuk mendoj se vlen akoma.” – u shpreh ai duke shtuar se datë e mundshme por jo definitive për bisedime mund të jetë 20 janari.