Nuk ka ndonjë ligj në botë, që është keqinterpretuar e keqpëdorur më shumë se sa Sheriati. Në një definim të sheriatit që dijetari i mirënjohur Ibën Kajim el-Xhevzije e ka dhënë është për tu çuditur se si ka mundësi të keqkuptohet sheriati kaq shumë. Ai ka thënë: “Esenca dhe bazikja e Sheriatit është urtësia dhe përfitimet e njerëzve në këtë botë dhe në tjetrën. Kjo është e gjitha drejtësi, e gjitha mëshirë, plotë përfitime dhe shumë urtësi. Çdo aplikim i tij që shkon nga drejtësia në tirani, nga mëshira në opozitën e saj, nga përfitimi në dëmtim dhe nga urtësia në mendjelehtësi kjo nuk është nga Sheriati – megjithëse dikush përpiqet ta interpretojë në atë mënyrë.”
Durim Berisha një jurist nga Prishtina thotë se ky koncpet është mjaft i zhvilluar kur flasim për kohën që është thënë. Ai thotë: “Ky koncept i së drejtës filloi në Evropë në fund të shek. XVIII dhe sot vazhdon ky trancizion i këtij koncepti të së drejtës”.
Ndërsa dijetari el-Xhevzije e ka thënë këtë definim në vitin 1400.
Se sa është keqkuptuar sheriati, ku shihet si një ligj që mbyt njerëzit dhe duartë e tyre, mjafton një kërkim i vogël në internet termit “shariah” dhe e sheh tmerrin dhe urrejtjen e madhe globale ndaj sheriatit./KohaIslame