SI DHE NË ÇFARË MËNYRE SHPENZOHET BUXHETI I SHTETEVE TË PASURA ISLAME NË BOTË

SI DHE NË ÇFARË MËNYRE SHPENZOHET BUXHETI I SHTETEVE TË PASURA ISLAME NË BOTË

Sot si në botën Islame ashtu edhe në botën që nuk ka të bëj fare me Islamin dhe ligjet e tij njerëzit në përgjithësi e kanë idenë se cilat janë ato vend që janë më të zhvilluar në globin tonë qoftë në aspektin ushtarak, ekonomik apo ndonjë fushë tjetër. Meqë ne në këtë rast me shumicë jemi të drejtuar me urdhërat Islame kemi të drejtën që si popullat muslimane pa dallim race gjinie apo kombësie të dijm se si dhe ku shpenzohen financat e shteteve më të pasuar apo më të zhvilluara Islame ndaj atyre që janë më pak apo fare pak të zhvilluara. Tema në fjalë kërkon elaborim shumë të gjërë por këtu ne do të sjellim disa pika themelore dhe shembuj për të qartësuar dhe në të njëjtën kohë për të vetëdijësuar ata që kanë pak ose fare njohuri rreth këtij fenomeni.

Dihet se shtetet arabe që në të njëtën kohë janë edhe vende muslimane janë shumë të pasura dhe kjo pasuri nuk njifet në aspektin e zhvillimit ushtarak apo teknologjik por njifet si sistem gjigand i pareve të cilat vijn apo rrjedhin nga posedimi i karburaneteve vendore dhe si rrjedhoj pason shitja e tyre në tregun botëror me që rast justifikon sistemin e lartpërmendur. Jo të gjitha vendet Islame janë të pasura deri në atë masë sa që mund të rangohen në hierarkin e atyre siq janë: Arabia Saudite, Kuvajti, Irani, mandej Dubai i cili është më i pasuri nga gjashtë shtetet tjera që përbëjn paktin Emiratet e Bashkuara Arabe, Malejzia etj, në këtë rast kemi fjalën për karburantet, por këtu kemi edhe vendet e tjera muslimane që kanë potencialet e tyre në bazë të pozitës gjeografike apo burimeve të tjera me të cilat ato mund të ndikojn në sfera të ndryshme ekonomike botërore që ne deri me tani nuk dijm, nuk kemi njohuri apo ende nuk kemi parë veprime apo zhvillime të tilla si në rajon ashtu edhe më larg për çka edhe është bërë nevojë shkruarja e një teme të tillë. Me pak fjalë këtu ne duam të dijm se çka ndikojn financat apo buxheti i shteteve të forta islame në botë, si shpenzohen ato, kush përfiton më së shumti nga to dhe çka është më e rëndësishmja kjo shpërndarje a është më e madhe në drejtim të vendeve muslimane apo atyre që nuk janë anëtare të tyre duke mbërritur kështu deri tek ekuilibri apo pika e kuptimit të këtij trajtimi në fjalë.

Sot dihet qart në botë se kush nga muslimanët janë me pozit financiarisht më të fort e cilët janë ata që iu nevojitet ndihma. Duke mos hyrë shumë në detale por duke prekur vetëm pikat gjenerale nisemi nga ajo se cilat vende islame të pasura në botë kanë investuar në shkencë marrim si shembull vendet e ndryshme te tjera Islame që janë të varfura në këtë planet duke filluar nga ndonjë edukatore, shkollë, kolegj apo diçka që ka të bëjë me arsimimin e mirëfillt si në aspektin fetar ashtu edhe atë shkencorë që sot bota është duke bërë garë në një gjë të tillë duke investuar si në njerzë ashtu edhe në institucione. Ne poashtu dijm se disa investime janë bërë e ndoshta janë ndërtuara disa gjëra që ndoshta dikush do të mund ti numëronte ato por vërtet a është numri i tyre më i madhe sesa i investimeve që shkojnë në rrugë apo drejtime që nuk duhet bërë! Sa këto shtete të pasura islame kanë bërë sa i përket investimit të drejt rreth edukimit, shkollimit dhe arsimimit të këtyre shtresave në këto vende me diqka që sot njifet si shkencë e avancuar. Ne nuk ndalemi këtu, ne shkojm në të gjitha ato vendet që janë më shumicë të popullatës islame që iu nevojitet ndihma gjithashtu diku tjetër në botë si në : Afrikë apo Azi, si është gjendja e tyre në aspektin arsimore , nga kush financohen ato për edukim dhe cilat janë ato vende që investojn më së shumti.

Poashtu të mos harrojm një gjë se ne e dijm se kemi pasur investime nga vendet islame qofshin ato arabe apo shtete islame të tjera por a kanë qenë ato të mjaftueshme dhe a është bërë mjaft në këtë drejtim? Thënur të drejten nga situate që shifet sot në rajon apo edhe më larg një gjë e tillë nuk është arritur as për t’u përmendur jo aq apo deri në atë nivel sa përmendet ndihma apo më mirë të themi derdhja e parave pa ndonjë logjikë nga këto shtete islame në disa gjëra, në disa vende dhe në disa projekte që nuk nevojitete të mendosh thellë për të ardhur në përfundim se një gjë e tillë është shumë qesharake, absurde dhe në fund humbje e kot e kësaj pasurie në rrugë të gabuar drejt atyre që për fund as faleminderit nuk të thonë.

Dikush do të pyeste se vërtet ku jemi duke shkuar me këtë shkrim dhe me këtë temë që gjithnjë e më shumë është duke u kompleksuar e nuk është duke sjellur dritë rreth asaj që është thënur më lart.

Fillojm ngadal dhe me kujdes nga e para duke iu treguar haptazi se investimet e shteteve islame të pasura në përgjithësi kanë qene të vogla drejtuar vendeve tona që janë në nevojë – këtu është fjala për ballkanin që përveq riparimit të xhamive dhe ndertimit të disa të tjerave nuk është bërë diqka tjetër që kishte me qenë vlerësim i lart nga ana e këtij populli si në aspektin e .bashkpunimit qoft ai njerzor apo teknologjik. Është fakt se disa gjëra janë bërë në këtë drejtim dhe janë ndërtuar disa xhamia p.sh: në ballkan apo në disa vende përreth që është dashur të ndërtohen dhe të jipet ndihma nga këto shtete të pasura Islame pa bërë asnjë koment por nuk është dashur që mbas kësaj ato të shuhen apo të zvogëlohet interesimi i investimit, bashkpunimit dhe formave të tjera që do të na vendoste ne dhe të tjerve në atë pozitë që të mbesim të painkuadruar dhe të pa krah si dhe shumë e shumë vende të tjera që janë në hierarkin e listës së njëjtë. Pse ndodhi kjo? Pse ende ndodhë ky fenomen? Përgjigjja është e leht. Vendet e pasura muslimane kanë hapur krahët e tyre për tu lidhur me vendet e tjera jomuslimane dhe për të derdhur shpesh herë pasurin e tyre në gjëra që me plot të drejt i quaj rrugë e gabuar dhe pa asnjë kuptim që të dhemb koka nga një veprim i tillë. A është bërë ndonjë iniciativë nga Liga Arabe apo nga këto vende me ekonomi të fort Islame që vendeve të tjera jo shumë të pasura apo fare të pasura t’iu afrohet ndihma në aspektin e bashkpunimit shoqëror, ekonomik apo qoft edhe ai ushtarak?

Sa është bërë që ne të dijm për sistemin bankar më të ri botëror Islam dhe për marketin që ai afron dhe është hallall? Sa është bërë që njerzit tanë të papunë t’iu mundësohet që të shkojn dhe punojn në vendet ku ekonomia e disa vendeve të pasur Islame në botë është 17% në rritje më e madhja në botë e që këtu kam fjalën për Dubain që tejkalon edhe Kinën me 7% të rritjes sa i përket standardit ekonomik? Sa është bërë që lëvizja jonë në këto vende dhe pranimi i jonë në institutet e tyre të zhvilluara të jetë më i leht si dhe cilat janë ato struktura që kanë bërë ndonjë studim rreth qështjeve që i brengos muslimanët në aspektin global dhe të vënë kornizat e një komunikim të shpejt dhe efikas? Cilat janë ato rrugë të sofistikuara që bota i di e ne jemi shumë mbrapa sa i përket investimit të drejtë të pasurisë sonë në shitje, blerje, investim, ndërtim, bashkpunim me kompani, qendra apo çkadoqoft ose kudo qoft tjetër që na mundëson prosperitet dhe progres në aspektin financiar dhe atë të zhvillimit ekonomik të gjithmbarshëm? E sa e sa pyetje të tjera që kemi për ti bërë e askush këtu apo atje për të na u përgjigjur drejt sa çka po ndodhë.

Ja se çka po ndodhë! Këto vende të pasura Islame nuk e kanë mundësin apo të themi më mirë nuk kanë kohë për ti bërë këto që i përmenda më lart sepse janë bërë veshshurdhër apo thënur më drejt edhe injorant modern të kohës më të re; por fatkeqësisht e kanë mundësin që ti bëjn shumë gjëra të tjera dhe të arrijn suksese të shumta që do bëjn të kënaqur botën joislame e që pikërisht këtu kemi argumentet që do ti sjellim më posht të renditura për të gjithë ata që janë të interesuar të dijn këtë të vërtetë.

Dubai ka mundësi që të bëj kontrat prej 30 milion dollarësh që të bëj renovimin e pikturave në Francë – Paris që ka ndodhur para pak muajve e që nuk shoh ndonjë sukses apo fitim të hallallit nga kjo gjë por jo të bëj atë që është e nevojshme dhe që përmenda më lart.

Dubai është vendi apo shteti i cili në botë njifet si vend i banuar me shumicë musliman dhe kategorizohet si shtetë Islam i EBA i cili poashtu i trajton punëtorët sikur skllevër që shpesh në publikime, media apo ndonjë vebsajt siq është vikpedia është referuar si “më pak se humane” duke vazhduar më tej se deri në tetë punëtor jetojn në një dhomë dhe nuk e kanë mundësin të kthehen kur të duan tek familjet e tyre për ti financuar si duhet dhe nëse tentojn do të humbin të gjitha parat që kanë punuar deri në atë kohë. Poashtu të shtojm se sektori edukativ ishte formuar vetëm para një viti dhe varet plotësisht këmb e krye nga vendet e huaja e në këtë rast SHBA-të. Për fund kemi informacionin e këtij vendi që do ta sjellim tek ju se rezervat e naftës në Dubai janë duke u harxhuar dhe zhdukur me të madhe dhe në bazë të ekspertëve ato do të shuhen dhe harxhohen në vitin 2027 mbas 20 viteve. Kjo ishte vetëm sa i përket këtij vendi duke mos hyrë shumë në detale e duke treguar atë që shumica e botës tani thuajse e di e të mos flasim për harxhimet, shpenzimet, derdhjet e panumërta dhe pakufij të buxheteve me multi biliona dollar të sheikëve dhe personave të pasur musliman rreth e qark botës që sot ata bëjn.

Të mos flasim për teknologjin e re që më herët shkon në vendet arabe apo vende të tjera të pasura Islame që nuk e kanë ende idenë se si ti përdorin mirë sesa fillon të shitet në Europë apo Amerikë, të mos flasim për salltanetet dhe fryrjet e majme me ushqime dhe pirje të llojllojshme të këtyre multi bilionerëve që ju vijnë me aeroplan special nga Franca, Britania apo ndonjë vend tjetër për çdo ditë, të mos flasim për edukimin e shtrenjët dhe sigurimin maksimal të fëmijve të tyre pa pasur nevoj në vende të huaja duke pasur mundësin që të tillat ti bëjn në vendet e tyre. Mandej të përmendim blerjet e shtëpive dhe vendeve të bukura rreth e qark botës që vizitohen nga të pasurit musliman një herë në vitë më së shumti 4-5 ditë e 360 ditë të tjera janë të boshatisura e vlera e tyre kap 300 – 400 milion dollar gjë që konsiston në investim të vdekur e humbës. Asnjherë nuk mendohet se si të investohet në objekte që prodhojn diqka përveq investimit në hotele, vende pushimi, objekete me karakter dëfryes e kështu me radhë duke mos menduar se gjithnjë këto vende të pasura Islame nuk do të mund të blejn produketet më të reja që dalin në botë.

Është shumë absurde të mendohet se vendi që i ka sjellur Zoti një dhurat të madhe e që ajo është karburantet për të cilën ka nevoj krejt planeti të shitete pa kurfar kontrolli e që është më e keqja paraja që vije nga ajo e mirë të shpenzohet pa arsye dhe logjikë në gjëra dytësore e tretësore dhe të harxhohet aq pamëshirshëm në rrugë dhe mjete që nuk janë nevojë primar e atij vendi sa që të bën të mendosh se këta njerz janë thjesht nivel i ulët që shfrytëzohen nga klasat e pasura jomuslimane që justifikojn planet e tyre me investime boshe dhe iu bëjn hije muslimanëve të pasur me media e gjëra tjera se vërtetë janë duke bërë një punë të madhe për ta. Ky është mjerimi modern që ndodh sot në botën Islame, ky është procesi i gabuar në të cilin edhe ne jemi pjesë e tij, ky është modeli i vendeve qifute për të shkatërruar pasurin e madhe dhe ekonomin gjigande Islame për të mos pasur më rolin e saj në sferen botërore e mandej të luajn me ne si të duan e atëherë ndoshta këta të pasur musliman do të kuptojn se çka kanë bërë.

Kjo është ekonomia Islame që nuk funksionon dhe nuk di kush se çka po ndodh dhe kah po shkojn financat e këtyre vendeve të pasura Islame. Në vend se të kemi nje rrjetë të përbashkët global Islam të sistemit bankar por jo vetëm të atij por edhe të shumë sistemeve të tjera për të bashkëpunuar dhe mbijetuar në tregun botëror që edhe po të ishim apo jemi shumë të fort duhet të jemi syqel se po shkatërrohemi nga konkurenca e fort që sot egziston në treg dhe në botë e ne as nuk jemi në rend apo guxojm ti themi botës se po dalim në skenën botërore që të konkurojm me produktet Islame apo materialin Islam sepse jo që nuk kemi të drejt por nuk e kemi atë në dispozicion, nuk posedojm asgjë sepse kemi ndejtur duarkryq e qysh kemi punuar edhe jemi andaj në berzat botërore kompanit, strukturat apo individët me investimet e tyre qofshin ato grupore apo personale të ndonjë natyre Islame nuk egzistojn andaj edhe ne nuk mund të investojm se nuk kemi askujt se si ti besojm kur shtyllat në të cilat duhet të mbështetemi janë të huaja e nëse humbim ato nuk do të na ndihmojn apo rifinancojn përkundrazi do të na vjedhin e shkatërrojn dhe do të na dëbojn nga sistemi i tyre duke na lënur me gishta në gojë.

Para se ta përfundoj të mos harroj të shtoj se edhepse muslimanët dijnë dhe njohin për virtytin e të dhënurit në këtë botë si ndihmesë për të tjerët nuk mund t’ua kalojnë Amerikanëve të cilët kanë dhënur 104 miliard dollar ndihmë që llogaritet 916 dollar për person në vitin 1993 dhe gjithashtu ata kanë bërë punë vullnetare minimum gjashtë orë në javë. Të gjitha institucionet tona Islame, xhamiat, shkollat dhe organizatat e tjera janë në zero sikur automobili kur mbetet pa benzin shkon shigjeta në të kuqen ashtu janë këto institucione në zero dhe ato duhet të bëjn thirrje të shpeshta për të ngritur fonde dhe për të kërkuar para nga të tjerët për të mbijetuar dhe mbajtur ato e poashtu të mos harrojm të përmendim problemet e tjera politike që janë krijuar në vendet Islame si Kosova, Bosnia, Kashmiri, Palestina apo Somalia që kërkojn gjithë vëmendjen tonë.

Kjo është ekonomia Islame sot, kjo është fuqia e pasurisë sonë e cila shpenzohet më shumë në vende të pasura jomuslimane sesa në vende të varfura muslimane. Këto janë financat që derdhen për dëfrime e salltanëqe e ku të gjejm ne të tjera financa të ndërtojm shkolla e kolegje të mirëfillta apo katedra shkencore pa hedhur dorën tonë të lypsit ndaj të tjerëve. Shiqo sa qesharake një gjë këtu: ne kërkojm ndihmë nga të huajët e ata na japin shume herë pa na thënur jo; por ta dini se parat e tyre në shumë raste janë parat e shteteve të pasura Islame që në rend të parë nuk u janë dhënur vendeve Islame në nevojë e tani nderi mbetet tek të huajët me parat e muslimanëve mendjeleht që kanë shpenzuar më herët apo nga shfrytëzimi i të mirave të tyre që jomuslimanët e bëjn pa mëshirë.

Këtu ne si musliman me pozitë të palakmueshme dhe ekonomikisht jo të mirë shofim se nëse vërtet na nevojitet ndihma për gjëra madhore siq janë edukimi dhe institucionet shkencore për momentin nuk duhet të llogaritim shumë në ndihma apo vizione nga këto vende të pasura Islame se siq po shifet ato kanë humbur mendjen e tyre drejt botës materiale e neve na mbetet që të fillojm nga zeroja për të krijuar atë që sot është mëse e nevojshme e jo të mendojm shumë në ndihmë që do të vijë nga të sipërpërmendurit. Thënur të drejten kjo situatë në mes muslimanëve në globin tokësorë është shume shqetësuese dhe në të njëjtën kohë edhe mjeruese por siq po shifet ne jemi ata që po i pregadisim këtë vetës sonë andaj po nuk vendosim tani që të marrim hapa konkret dhe serioz drejt disa qështjeve që do të ndikojn në nivelin botëror për të përmirësuar kështu edhe pozitën tonë si popullësi Islame që për nga numri dhe përqindja figuron si më e madhja në këtë sipërfaqe të tokës, do të mbetemi në atë gjendje që më vonë edhe po të duam, dëshirojm apo edhe të kemi vullnetin e zjarrt të ndryshojm diqka nuk do të mund të bëjm asgjë se do të jetë tepër vonë.

Është interesant që realiteti thuajse shumë herë lëndon e prek aty ku shumë prej nesh nuk duam që të ndodhë por ndaluni dhe mendoni duke ia bërë vetës të vetmen dhe të fundit pyetje se nëse ne tani apo të tjerët në të kaluarën ua kemi mbajtur mend emrat e mësuesve dhe atyre personave që më heret kanë bërë diqka për këtë fe e për këtë popullë Islam kush do të jetë prej atyre që do të vijnë në të ardhmen që do të mbajnë në mend emrat e tonë për atë që kemi bërë dhe jemi duke bërë tani.

Senad Qosa

Columbia University

Department of Genetics

New York – USA

20 * 07 * 2007

Fusnotat:

“Dubayy” Encyclopedia Britannica, 2005,

Urbanization of Dubai,

“Workers safety queried in Dubai” by Julia Wheeler, BBC News September 27 2006.

Wealth and Economy – US

Artikulli paraprakLufto me stresin në mënyrën pejgamberike
Artikulli vijuesXhamia e fshatit Mlikë (Gorë) e vjetër që nga viti 1289