Si e gjeti Ibn Kajim mësuesin e tij Ibën Tejmijeh

Imam Ibën Kajim (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Se ai shkoi të mësuesi i tij, Imam Ibën Tejmijeh, sepse ai dëshironte të diskutonte apo të mësonte diçka nga ai. Ai e gjeti atë ulur duke përkujtuar Allahun. Ai nuk deshi ta ndërpriste atë, derisa ai e përfundojë dhikrin. Pastaj ai (Ibn Tejmijeh) u kthye dhe e pyeti atë: “Sa kohë ke që je këtu?” Ai (Ibn Kajim) tha: “Ka kaq e kaq kohë që pres unë.” Pastaj tha Shejkhu (Ibn Tejmijeh) Allahu e mëshiroftë: “Dhikri është ushqimi im. Nëse unë nuk e ha ushqimin tim, nuk do të kem fuqi për të punuar këtë ditë.”
Pra, dhikri ishte ushqimi i tij, i cili i jepte atij fuqinë për t’i kryer punët e tij në këtë ditë, Allahu e mëshiroftë! Myslimani kështu duhet të jetë. Për këtë arsye ai thoshte (Ibn Tejmijje): “Vërtet Allahu ka një Xhenet në këtë botë, kushdo që nuk hyn në të nuk do të hyjë në Xhenetin e botës tjetër.” Me këtë kishte për qëllim përmendjen (dhikrin) e Allahut. Dhikri është Xheneti i kësaj bote, sepse e relakson dhe e qetëson myslimanin, ia zgjeron gjoksin, ia largon hallet dhe ia largon djajtë. Pra, kjo është Xhenet, dhe besimtari e shijon këtë më shumë sesa e shijon ushqimi dhe pijet. Prandaj kur të shohësh atë të cilin nuk ka bërë dhikrin e mëngjesit apo të mbrëmjes, e gjen të dekurajuar e të mërzitur e të dëshpëruar. Por, nëse është i rregullt në dhikr të mëngjesit e të mbrëmjes, do ta shohësh atë të qetë me gjoks të zgjeruar.

Përmendja e Allahut (dhikri) e shoqëron myslimanin çdoherë dhe gjithmonë; mëngjes, mbrëmje, kur shkon për të fjetur, kur ai zgjohet natën apo gjatë fjetjes, dhe kur zgjohet. Përmendja e Allahut gjithmonë është në zemrën dhe gjuhën e myslimanit. Besimtari i mirë asnjëherë nuk heq dorë nga dhikri. E kundërta që i ndodh hipokritit, jobesimtarit e mëkatarit. Kënaqësia e këtyre është në muzikë, instrumente, teatër, shaka dhe komedi. Ata nuk janë të preokupuar me përkujtimin e Allahut Subhanehu ue Te’ala. Për këtë arsye thotë Allahu në lidhje me hipokritet:

“…dhe Allahun e përmendin fare pak.” 4: 142

Ata nuk qetësohen me përmendjen e Allahut, por me përmendjen e djallit. Allahu na ruajttë!
Përmendja e Allahut e lidh një njeriun me Zotin e tij, siç përmendet në një hadhith Kudsi. Allahu i Lartësuar thotë:
“Unë jam me robin Tim. Nëse ai më përmend Mua në veten e tij e përmendi atë në veten Time. Nëse me përmend Mua në tubime, Unë e përmendi atë në tubime që janë edhe më të mira.” Është për qëllim: tubimin e engjëjve.
Allahu Xhela ue ‘Ala thotë:

“Më përmendni Mua që Unë t’ju përmend ju dhe falënderomëni Mua (duke M’u bindur) e mos i mohoni dhuntitë e Mia (me mosbindje)!” 2: 152

Si mundet që besimtari të heq dorë nga përmendja e Allahut, e cila e afron atë më afër Allahut dhe i jep atij nder që të përmendet nga Allahu e ta lavdërojë atë në tubimet edhe më të mira?! Këto janë dobi të mëdha që përfitohen nga përmendja e Allahu ‘Azze ue Xhel.
Profeti salallahu alejhi ue selem e krahasoi robin dhe përmendjen e Allahut, me një person, armiqtë e të cilit e ndjekin me shpejtësi të madhe, me qëllim për ta vrarë atë. Kështu, ai u fut (mbrojt) brenda një kalaje (fortesë) të forte dhe shpëtoi prej tyre. Ai salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Përkujtimi i Allahut është një kala (fortesë, mburojë) për myslimanin (hisnul-muslim).” Kjo e mbron atë prej armiqve të tij, djajve njerëz dhe xhin. Pra, është e nevojshme për myslimanin të jetë i rregullt në përmendjen e Allahut me gjuhë, zemër dhe vepra.

Autor: Imam Feuzani

Artikulli paraprakSi të fitosh 1500 sevape për një minutë!
Artikulli vijuesSaktësimi dhe dobësimi i haditheve nga ana e bidatxhive