Si e trajtojnë fenë Islame misionarët të Krishterë

Fjalori i gjuhës angleze e definon “Gënjeshtrën” si deklaratë e qëllimshme e pavërtetë, mashtrim, transmetim i përshtypjeve të rreme. Nëse dikush do të thoshte se kjo është mu ajo metodë që misionarët të Krishterë e përdorin për të përhapur gënjeshtra rreth islamit, atëherë ky, pa dyshim, do të ishte një konstatim më se i vërtetë. Përpjekjet e tyre në këtë drejtim jo vetëm që e kanë lënë fenë islame të keqkuptuar në Perëndim, por edhe të keqtrajtuar. Kjo metodologji e ka rrënjën e saj në një deklaratë të rrallë, të publikuar nga Pali, në të cilën ai shprehet i lumtur, dhe thotë: “Prandaj, në qoftë se me anë të gënjeshtrës sime e vërteta e Perëndisë e shton lavdinë e Tij, përse unë gjykohem akoma si mëkatar?” (Romakëve 3:7) Pali nuk ngurronte ta përhapte “gënjeshtrën”, për sa kohë që kjo rezultonte në një Lavdi më të madhe të Zotit. Kurrë nuk do të dihet nëse ky vizioni i tij për Jezusin në rrugët e Damaskut, emërimi i tij si predikues i joçifutëve (Paganëve) dhe mësimet tjera, të cilat ai i kishte përhapur në emër të Krishterimit, janë që të gjitha këto pjesë e përdorimit të kësaj “gënjeshtre” apo jo. Do të ishte e udhës që të konsiderohet edhe një fragment tjetër Biblik: “Dëshmitari i ndershëm nuk gënjen, por dëshmitari i rremë thotë gënjeshtra.“ (Fjalët e urta 14:5). Prandaj, Pali, me deklaratën e tij, pranon se nuk ka qenë dëshmitar i ndershëm. Se sa janë “dëshmitarë të ndershëm” misionarët të Krishterë, do të shtjellohet më tutje gjatë këtij artikulli. Megjithatë, sa për fillimin e premtuar, kjo nuk e bën Palin, përkrahësin më të madh të Krishterimit, që ta pranojë përdorimin e gënjeshtrës.

Përpjekjet e misionarëve për ta predikuar Ungjillin janë të pashoqe. Në vitin 1795, në Londër ishte formuar Shoqëria Misionare, dhe objektivi i tyre i parë ishte drejtuar drejt Paqësorit. Dy vite më vonë, anija fajtore e ardhur prej Australisë i kishte zbarkuar misionarët e parë në Tahiti. Katër vite më parë , asnjëri prej tyre (misionarëve) nuk kishte mësuar aq sa duhet gjuhën e vendasve, në mënyrë që të zhvillonin predikimet e tyre tek masa e popullatës, e cila ishte e hutuar, por dashamirëse. Populli i Tahitit kishte ndërtuar shtëpi për ata, i kishte ushqyer, u kishte siguruar shërbyes të bollshëm, mirëpo, pas shtatë viteve qëndrimi, asnjë prej tyre nuk ishte bërë i Krishterë. Misionarët, pas kësaj, zgjedhën një taktikë tjetër, e cila ishte më e vrazhdë, dhe në këtë mënyrë fituan mbështetje të madhe, duke kontribuar që ta degradojnë prijësin vendas deri në një pijanec, duke i ofruar atij përkrahje në luftë kundër prijësve të ishujve të tjerë, dhe duke i siguruar atij armë zjarri kundër armiqve të tij, edhe pse armiqtë e tij kishin vetëm shkopinj druri për t’i mbrojtur vetvetet e tyre. Kjo përkrahje u realizua, mirëpo me një kusht paraprak që e gjithë popullata të konvertohej në të Krishterë posa të arrihej fitorja. I tërë kombi u bënë të Krishterë brenda një dite! Me fuqinë e tyre që e kishin përforcuar me vendosmëri në Tahiti, misionarët, me shpejtësi, vazhduan drejt ishujve të tjerë më të largët. Metodat e tyre ishin të njëjta, të aplikuara si më parë. Prijësi vendas do të pagëzohej, pastaj mbreti me kurorë, i prezantuar tek sasitë e mëdha të alkoolit, do të
lihej që ta vazhdonte vetë punën, duke e kthyer popullatën vendase në të Krishterë.

Prijësit që shfaqnin çfarëdo forme të rezistencës do të hasnin shumë shpejt në fuqinë e forcave misionare. Kur nuk paraqitej asnjë rezistencë, mësuesi vendas, i ndihmuar nga dhjetëra policë misionarë, do ta merrte kontrollin në ishull brenda një jave. (Norman Lewis, The Missionaries, Arena 1989, faqe 10-15).

Misionarët kishin ndjerë një nevojë të vogël për ta mbështetur përdorimin e gënjeshtrës në Tahiti. Popullata vendase ishte gjah i lehtë për fuqinë ushtarake të misionarëve, që këta të fundit ishin në gjendje ta demonstronin. Megjithatë, kur popullata nuk bindej edhe aq lehtë, dhe kur nuk bëhej ndonjë invadim, paraqitej prapë nevoja e përdorimit të motos së Palit – “gënjeshtra”-, edhe atë në formën të saj më të përshtatshme.

Sulmet e misionarëve ndaj fesë Islame, për pjesën më të madhe bëheshin sipas kësaj strategjie.

Reagimet e hershme të Krishterëve ndaj Islamit ishin pothuajse të ngjashme sikurse ato në kohët moderne. Qasja e tyre ndaj Islamit shpeshherë merrte qëndrime të rrepta, duke dënuar çfarëdo që Muslimanët besojnë, përfshirë këtu edhe çdo besim të Muslimanit që ka për Zotin, dhe në veçanti atë çfarë Muslimanët besojnë në lidhje me Jezu Krishtin. Në lidhje me disa autorë të hershëm që kishin shkruar kundër fesë Islame, Norman Daniel e parashtron këtë pyetje: “Është e natyrshme që të pyesim se si autorët, të cilët nuk mund t’i konsiderojmë as të marrë e as ti akuzojmë si të paskrupullt, ishin në gjendje që përherë t’i paraqisnin faktet ndryshe, zakonisht duke u atribuuar fantazi qesharake. Kjo posaçërisht bëhej në lidhje me ngjarjet e jetës së Muhamedit, mirëpo, ndonjëherë, edhe me tërë fenë Islame. Nuk mund t’i arsyetojmë këta thjesht si të paditur.” (Norman Daniel – Islam and the West, Oneworld publications 1993, fq. 255).

Ishte puna e autorëve të këtij kalibri që të Krishterët e kishin përdorur për ta sulmuar fenë Islame; autorë të cilët “i paraqitnin faktet ndryshe” dhe punonin në rrafshin e “fantazive qesharake”. Këtu prapë vije në pah motoja e Palit! Shumë pak ka gjasa që vrojtuesi i paanshëm të bëjë diç nën këto rrethana. Kujt duhet t’i besojë ky?

Metodologjia që përdorej nga këta autorë më tej përshkruhet nga Norman Daniel: “Të gjithë shkruesit kujdeseshin pak a shumë që të kapeshin për tregimet fantastike rreth Islamit dhe Profetit të kësaj feje…përdorimi i dëshmive të rreme, për ta sulmuar Islamin, ishte universal.” (ibid, faqe 267). Ai më tej sqaron se: “Gjëja më e keqe është se ka pasur mbrojtje të këtyre fantazive dhe përsëritje të tyre pa dallime; Gjëja më e mirë ishte zgjedhja e vetëm atyre fakteve që shërbenin për qëllime kundërthënëse.” (ibid, fq. 268).

E tëra kjo nuk është ndonjë befasi. “Institucionet Islamike”, vazhdon Daniel, “ishin të trajtuara në mënyrë përzgjedhëse, sikurse jeta e Muhamedit… sa më shumë që ndriçohen faktet e Islamit, ato ngjasojnë në ndriçimin e jetës së Profetit, për shkak se faktet reale ishin manipuluar nëpërmjet përzgjedhjes dhe përjashtimit të disave, duke i tejzmadhuar, trilluar dhe keqpërdorur ato.” (ibid, fq.269)

Fragmenti në vijim i “Islam and the West”, do të ndihmonte më shumë në ndriçimin e trajtimit drejtuar Islamit: “Kanuni Krishterë i sjelljes së Muslimanëve është opinioni i fituar i Krishterë në lidhje me atë çfarë Muslimanët kishin bërë. Kjo ishte formuar pjesërisht me tendenca të ideve të gabuara, që të përshpejtojnë në mënyrë rapide ritmin e normave, të vërtetojnë dhe t’i shtojnë njërën përmbi tjetrën. Përsëritja e dukshme mjafton që të arihet një bindje e palëkundur dhe menjëherë ishte shpallur se mësimet Islame rreth gjinive ishin të shkujdesura, dhe çdo shembull i shkujdesjes do të vëzhgohej që nga ky moment dhe posa të raportohej ndonjë rast i tillë, atëherë kjo do t’i atribuohej  doktrinës. Ta zëmë se numri i rasteve të keqbërjeve të kryera nga ana e të Krishterëve dhe nga ana e Muslimanëve është i njëjtë, në çfarëdo kohe të shënuar. Atëherë, në rastin e të Krishterëve kjo kishte ndodh jo si pasojë e doktrinës së tyre, dhe çdo rast individual do të ishte përjashtim. Ndërsa, në rastin e Muslimanëve do të pretendonin se shkak i kryerjes së këtyre akteve është doktrina e këtyre të fundit, për çfarëdo që kishte ndodh.” (ibid, fq. 270)

Ky është një vështrim i mprehtë, i cili është i pranishëm edhe sot. Çfarëdo që vërehet të ketë bërë ndonjë Musliman, kjo i përshkruhet menjëherë fesë Islame si p.sh. terrorizmi, vrasja, dhuna. Kudo që ndodhin këto dukuri negative, ku është i përfshirë ndonjë Musliman i mundshëm, reagimi automatik është se Islami e lejon një gjë të tillë, apo nxitpër tu bërë diçka e tillë. E tërë kjo bëhet pa u bërë ndonjë shikim apo shqyrtim i mësimeve të fesë Islame nga ana e shikuesve. Siç duket, njerëzit këto gjëra i marrin si të sigurta dhe të vërteta, duke menduar se shoqëria e huaj (për shumicën e njerëzve është ajo çfarë Islami është) është e rrezikshme. Me sa duket (po ashtu historia këtë e dëshmon të jetë rast), të shtyrë nga trysnia e tyre e ndjenjës së rrezikshmërisë, qoftë kjo reale apo e imagjinuar, imazhi i deformuar i bindjeve dhe qëllimeve të armiqve të tyre gjen vend dhe formohet në mendjet e njeriut. Ky kontrast i pandryshuar për atë se çfarë beson dhe çfarë deklaron të besojë pala e kundërt, mund të ketë ndikim shumë të vogël në ndryshimin e bindjeve të njerëzve që tashmë i kanë të ngulitura në kokat e tyre; armikut nuk i lejohet që të flasë për vetveten e tij. (ibid, fq. 12, pjesërisht e përshtatur).

Nën këto rrethana, vetëm ato argumente që i përshtaten dëshmive të tyre, publikohen, ndërsa ato që janë favorizuese për palën e kundërt ose injorohen, ose shtrembërohen.
Norman Daniel më tej sqaron se si ndodh kjo ndaj Islamit: ”Jo vetëm trajtimi i jetës së Muhamedit dhe institucioneve të gjinive në fenë Islame, por në të gjitha aspektet e kësaj feje faktet janë tejzmadhuar, ndonjëherë prej asgjëje, dhe shpeshherë janë shtrembëruar gati përtej atyre reale; faktet e vërteta rregullisht janë kthyer në të pavërteta. Vetëm në ato çështje, të cilat shkonin në dobi të Krishterëve, faktet arrinin shkallën e saktësisë si, p.sh., trajtimi i besimeve Kuranore në lidhje me Jezusin dhe nënën e tij.” (ibid, fq. 270)

Keqinterpretimi i fesë tjetër, për shkak të frikës së konvertimit të njerëzve, është një çështje, mirëpo keqinterpretimi i fesë tënde, me shpresë se njerëzit do të hynë në këtë fe, është një çështje krejt tjetër. Misionarët të Krishterë, duke mos qenë në gjendje që t’i bindnin për ta pranuar fenë e Jezu Krishtit Indianët Amerikanë të luginës së Kollorados,filluan të përpilojnë libra në gjuhën e këtyre Indianëve, në mënyrë që këta të fundit të kenë mundësi të lexojnë në gjuhën e tyre amtare. Kjo fushatë ishte bërë gjatë viteve 1975 dhe 1976. Mirëpo, një gjë ishte më se e qartë – para se këta Indianë të Amerikës ta pranonin fenë të Krishtere, ata do të duhej të merrnin diçka që do t’i bënte ata të ndiheshin fajtorë. Misionarët të Krishterë kishin një zgjidhje tinëzare dhe të mençur për këtë çështje: përkthimin e Dhiatës së Re në mënyrën që do të përfshinte fajësinë e Indianëve Amerikanë për vdekjen e Jezusit! Të larguar prej fragmenteve Biblike, ku lexojmë për Judën si tradhtar, për Romakët, për gjykimin dhe Pont Pilatin, tani këto fragmente Biblike ishin zëvendësuar me: “Indianët e kishin vrarë Jezu Krishtin, për shkak se ata janë njerëz të ligë (keqdashës). Eja ta vrasim Jezusin, thoshin Indianët…ata e shtrinë një kryq në dhe…” etj. Fragmente të tilla vazhdonin më tej në Dhiatën e Re:“Zoti do t’ju djegë të gjithëve… Zoti do t’i shfarosë Indianët, duke i hedhur ata në zjarr…”A dëshironi që të digjeni në zjarr?” Pyet Zoti. “A keni diçka që do të shpaguheni tek unë dhe kështu të shpëtoni nga zjarri? Me çka do ta bëni shpagimin tek unë?”” Këtu është shumë e qartë se çfarë shpagimi kërkohej; kjo do të thotë nënshtrim të padiskutueshëm ndaj kërkesave të misionarëve, braktisje e mënyrës së tyre të mëparshme të jetesës, të traditave të tyre, dhe pranimin e fesë Krishtere. Indianët, pas këtyre fragmenteve, ishin bërë të tmerruar. Gruaja e parë indiane u doli përpara dhe deklaroi: “Nuk dëshiroj që të digjem në zjarrin e madh. Unë e dua Jezusin.” (E përshtatur nga Norman Lewis, The Missionaries, Arena 1989, fq. 188-192)

Fundi i arsyeton mjetet. Misionarët ia arritën qëllimit. Indianët e kishin pranuar
shpëtimin në Jezusin. Fakti që tregon se është shtrembëruar Bibla për t’i arritur qëllimet e tyre, rezultonte pa pasoja. Është interesant të përmendim se më nuk dihet nëse këta misionarë kishin vazhduar t’i mësonin Indianët sipas Biblës së shtrembëruar. Nëse po, atëherë Indianët amerikanë kanë fituar dituri shumë të veçanta dhe të shtrembëruara në lidhje me jetën e Jezusit. Edhe këtu, motoja e Palit prapë vije në shprehje! /mburoja/kohaislame

Artikulli paraprakNë Durrës vritet me 4 plumba një shtetas kosovar
Artikulli vijuesPolicia përzgjedh më të shtrenjtit