Në Kosovë ka filluar të bjerë nataliteti

0
170

Sipas Express-it: Nataliteti në Kosovë po bie çdo herë e më shumë dhe këtë e thonë edhe në Klinikën e Gjinekologjisë. Kjo vërtetohet edhe në Entin e Statistikave të Kosovës.
Sipas Agjencisë së Statistikave, nataliteti ka filluar të bjerë në dhjetë vjetët e fundit.

Në vitin 2012 kanë lindur 34932 foshnje, ndërsa në vitin 2013 vetëm në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK numri i lindjeve ka qenë rreth 10 mijë.

Sipas Ligjit të Punës pushimi i lehonisë është 12 muaj.

Gjashtë muajt e parë nënat e punësuara paguhen me 70 për qind të pagës, 3 muaj me 50 për qind të pagës mesatare në Kosovë, që i bie afër 140 euro në muaj dhe tre muaj pa pagesë.